• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha në Sarandë: Kandidati i PS vjen këtu pasi ka mbaruar shkollën e mafies në Durrës! Synon të sjellë grupet kriminale

23/04/2023
Berisha në Sarandë: Kandidati i PS vjen këtu pasi ka mbaruar shkollën e mafies në Durrës! Synon të sjellë grupet kriminale

Kreu i Rithemelimit Sali Berisha, gjatë një takimi me simpatizantë në Konispol të Sarandës, ka hedhur akuza ndaj kandidatit të PS-së për këtë bashki, Oltion Caci, duke thënë se ky i fundit vjen nga Durrësi me qëllim për të sjellë në Sarandë grupet kriminale.

Mes të tjerash, ai akuzoi edhe kandidatin e PS për bashkinë e Patosit, duke deklaruar se ndaj bashkëshortes së tij ka mandate arresti ndërkombëtare, pasi sipas Berishës, fshihet në Londër për vjedhje të bëra në hipotekën e Sarandës.

“Po marrim kandidatët. Ja ku është zoti Cikuli, ja dhe zoti Shero. Ku është ai kandidati i Sarandës, asnjë socialist nuk e njeh. Ai vjen nga Durrësi me mision të kobshëm. Vjen për të sjellë këtu mafien e tmerrshme të Durrësit. Sepse e ndjen që Durrësin do e humbasin dhe fitoren e Igli Carës dhe kërkojnë zona që të vendosen.

Kandidati ka ardhur këtu pasi ka bërë shkollën e mafies së Durrësit. Kandidati i Patosit, e shoqja e tij me mandate arresti ndërkombëtar fshihet në Londër sepse ka vjedhur në Hipotekë tokat e Sarandës, kurse i shoqi kandidon në Patos. I ka dhënë valixhet me euro Edi Ramës me shokë dhe ka kanididuar. Shkon në Mirditë, kandidatin e rrahin brenda zyrës së vetë.

Ne në epiqendër kemi familjen. Kjo shoqëri që po rrokulliset, ka jetike rivendosjen e familjes shqiptare në epiqendër dhe mbështetjen e saj, konsolidimin dhe forcimin e saj. Rama me ideologjinë e Soros kërkon të shkatërrojë familjen. Ju e keni marrë vesh në Tiranë, Prindi 1 dhe Prindi 2. Në kopshte i thonë fëmijëve “çfarë gjinie dëshiron të jesh”. Ne do të bëjmë gjithçka që pasuritë të shndërrohen në mirësi. Butrinti është një pasuri përrallore e rrallë jo në Europë, por në botë. Dy burra më kanë ndihmuar mua në atë kohë që merresha me Butrintin. Rama në Butrint ka realizuar aferën më të madhe korruptive”, u shpreh Berisha.

I pranishëm në këtë takim, ka qenë edhe kryetari i partisë së Lirisë, Ilir Meta i cili tha se PS nuk kishte asnjë vizion për zhvillimin e Sarandës përveç dhënies pa kriter të lejeve të ndërtimit. Sipas tij në Sarandë gjatë sezonit turistik është një kaos i vërtetë për shkak të problemeve të urbanistikës dhe mungesës së projekteve afatgjatë.

“Ju e dini se çfarë katastrofe është këtu në verë gjatë sezonit turistik. Urbanistika këtu është e shkatërruar, askush nuk ka menduar për transportin, askush nuk ka menduar për trafikun, askush nuk ka menduar për parkingjet, sepse Rilindja këtu për fat të keq është sjellë si një organizatë e vërtetë kriminale. Vetëm jep leje për pallate mbi pallatet, pa menduar për asnjë zgjidhje afatgjatë”-tha Meta.

Related Posts

Moti, ja çfarë pritet përgjatë kësaj jave
Kryesore

Fundjavë e ngrohtë, por moti bën kthesë javën e ardhshme

07/11/2026
Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur
Kryesore

Elisa Spiropali: Thanë puçi dështoi, por unë sapo kam nisur

06/11/2026
Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…
Kryesore

Shqiptari i arrestuar në Greqi rrëfen krimet: ish-partneren e godita me sëpatë…

06/11/2026
Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar
Kryesore

Atentat në Athinë, plagoset me armë i riu shqiptar

06/11/2026
Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas
Kryesore

Tirana merr 80% të rritjes ekonomike në 2024, qarqet e tjera mbeten pas

06/11/2026
Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet
Kryesore

Qeveria vendos rregulla të reja për resortet turistike, vetëm 40% mund të shitet

06/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jemi gati për maksimumin – Balkanweb.com – News24

Ndeshja ndaj Elbasanit, tekniku i Vllaznisë: Jemi gati për maksimumin

07/11/2026
Jemi gati për maksimumin – Balkanweb.com – News24

Jemi gati për maksimumin – Balkanweb.com – News24

07/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al