Sali Berisha përmes ‘qytetarit dixhital’ është marrë sot edhe me Gentian Llogon, drejtorin e ri të Ujësjellsit në Gjirokastër, i cili u emërua një ditë më parë. Mesazhi i dërguar tek ish-kryeministri është sa banal aq edhe qesharak. Llogo lincohet për dy gjëra sipas këtij mesazhi.
E para sepse pretendohet që ka aksidentuar një kalimtar dikur. E dyta sepse ka bërë sherr me një person për punë femrash. Le t’i marrim me radhë të dyja rastet.
Kujtdo mund t’i ndodhë të aksidentojë dikë teksa është në timon, qoftë për faj të tij ose për faj të kalimtarit. E cfarë pastaj? Kjo duhet të jetë njollë për tërë jetën që të të privojë ty nga karriera apo angazhimi politik e profesional? Ish-kryetari i PD-së në Gjirokastër përpara disa muajsh aksidentoi një kalimtar, që për fat të mirë shpëtoi nga vdekja.
Sot ky person është në radhën e parë të njerëzve që pret e përcjell Lul Bashën kur vjen në Gjirokastër dhe nesër kur PD-ja të jetë në pushtet do të shpërblehet me poste drejtuese. Nëse Gentian Llogo ka rezultuar fajtor nga ky aksident i pretenduar dhe nuk është ndëshkuar, atëhere ky përben një problem për të cilin duhet të mbajnë përgjegjësi protagonistët e atëhershëm në institucionet shtetërore. Nëse ka qenë fajtor kalimtari, që nuk është e pamundur, përse duhet të penalizohet Llogo për gjithë jetën nga angazhimi publik?
E dyta, Gentian Llogo akuzohet nga ‘qytetari dixhital’ i Berishës për një sherr që ka bërë gjoja për punë femrash, a thua se ky është fundi i botës edhe sikur ngjarja të jetë ashtu sic e përshkruan ‘qytetari dixhital’ nga Gjirokastra. Se cfarë bën Gentian Llogo në jetën e vet private, ka apo jo dashnore, zihet apo përqafohet me shokët e vet, kjo është gjëja më banale që nuk i intereson askujt përvec hienave të dëshpëruara që lincojnë njerëz nga frëngjitë e rrjeteve sociale.
Për ne ka rëndësi se si do të drejtojë Llogo Ndërmarrjen e Ujësjellësit në Gjirokastër, si do administrojë fondet publike. Kaq! Të tjerat pastaj janë gjepura dhe luftë klanesh brenda PS Gjirokastër.
Më poshtë postimi i plotë në Fb i ish-kryeministrit Berisha.
“Nga dosjet e zeza te narkoshtetit!
– Aksidentoi me vdekje viktimen,
– i thyen kockat per horr me shkop bejzbolli
Por per keto merita emerohet
– drejtor i ujesjellesit!
Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. Sb”- shkuan Berisha bashkëngjitur mesazhit të mbërritur në adresë të tij.
Pershendetje.Ky personi qe ka dal ne foto quhet GENTI LLOGO dhe eshte kryetari partis socialiste ne gjirokaster,qe nga dita e djeshme ky person eshte emeruar nga flamur gyleni drejtor i ujsjellsit gjirokaster.ky person qe rilindja dhe flamur gyleni e emeron drejtor para disa vitesh ka vrar nje person duke e aksidentuar me makin dhe nuk ka ber asnje dit burg sepse fajin e kishte personi qe ishte ne an te ruges dhe jo ky qe ishte i pir.keto emerime bejn socialistet.ky person ju flet dhe socialistve per pabesi pasi vet eshte i beses dhe besnikeria e tij arin deri aty sa ky i mer shokut te tij cel dhe duke i mar nr e gruas se shokut fillon dhe ja ngacmon por pasi gruaja i tregon bashkeshortit ky person rihet me shkop bejzbolli nga bashkeshorti.mbase zhduket kjo far e keqe e narkozyrtarve te lutem publikoje te shikojn te gjith se kush na drejton ne institucionin ton.Te uroj jet te gjat z.sali berisha.