• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Beteja për 16 bashkitë veriore

10/02/2023
Beteja për 16 bashkitë veriore

Gjatë kohës që vemendja e publikut të gjerë ka qenë e përqendruar në debatin se kush do ta përfaqësojë zyrtarisht PD-AN në KQZ (si dhe në çeshtjet e ndryshme javore – inceneratorët, McGonigal etj. etj.), në terrenin e 16 bashkive veriore është zhvilluar një beteje fortë, por nën radarin e mediave. Dhe ja përse.

Në territorin e 16 bashkive që shtrihen në veri të Lumit të Tiranës, gara në zgjedhjet e prillit 2021 ishte shumë e fortë mes PS+PSD dhe PD-AN (PD+PDIU+PR+PAA+PBDNJ+LZHK+PDK). Ndryshe ishte puna në 45 bashkitë që shtrihen në jug të Lumit të Tiranës, ku vetëm në Devoll partitë e mazhorancës (PS+PSD) morën në prill 2021 më pak vota se sa PD-AN.

Ndër 16 bashkitë veriore, vetëm në gjashtë prej tyre PS+PSD morën më shumë vota se PD-AN, dhe vetëm në Mat e në Vaun e Dejës morën më shume se gjysmën e totalit të votave atje. Por nga ana tjetër, analiza e rezultateve të prillit 2021 në territorin e 16 bashkive veriore na tregon se votat për LSI-në dhe për partizat e vogla jashtë koalicioneve kanë qenë vendimtare për balancat elektorale në to – vetëm në pesë (Tropojë, Has, Kukës, Kurbin,Kamëz) PD-AN e kaloi kufirin 50% pa ndihmën e LSI-së etj.

Pikërisht për këtë arësye, në terrenin e 16 bashkive veriore është zhvilluar një beteje fortë e heshtur për tërheqjen e politikanëve lokalë të ish-LSI-së dhe të partizave të vogla. Nga ajo betejë e heshtur, publiku ka parë vetëm majën e ajsbergut në Shkodër, ku Agron Çela (një nga 4 deputetët e LSI-së) u bashkua publikisht me PS-në. Në bashki të tjera veriore, ish-politikanë të rëndësishëm lokalë ose i janë bashkuar fushatës së PS-së, ose janë tërhequr mënjanë.

Se sa ndikim do të ketë kjo zhvendosje e politikanëve lokalë të ish-LSI-së mbetet të shihet më 14 maj. Sidoqoftë, një sondazh kombëtar që zhvillova në janar me pothuaj 5700 të anketuar nga i gjithë vendi mund të na japë një ide.

Rreth 1200 të anketuar ishin banorë të rritur të 16 bashkive veriore – jo mjaftueshëm të anketuar për të llogaritur rezultate domethënëse statistikisht për secilën bashki. Sidoqoftë, në tërësi mund të llogariten rezultate përgjithësuese për gjithë zonën veriore.

Kështu, numri i të anketuarve veriorë që ishin të prirur të votonin për kryebashkiakë socialistë ishte pothuaj i barabartë me numrin e të anketuarve veriorë të prirur për të votuar kryebashkiakë opozitarë. Gjë që parashikon probleme më 14 maj për opozitën në bashkitë veriore (përveç Tropojës, Hasit dhe Kukësit, ku PD-AN siguroi mbi 60% të votave, pa ndihmën e LSI-së).

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

VIDEO/ Betis fiton ndaj Getafes, Villareal thyen me përmbysje Malagan

18/09/2026
Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

Juventus e nis “zjarr” Europa League, 5 gola ndaj Nijmegen

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al