Pas Tepelenës është konstituuar sot edhe Këshilli Bashkiak i Memaliajt. Në mbledhjen e parë të këtij institucioni kryebashkiaku në ikje Durim Roshi i dorëzoi detyrën kryebashkiakut të ri Gjolek Guci, i zgjedhur më 30 qershor. Të pranishëm ishin deputetët Bledi Çuci, Mirela Kumbaro, Artemis Malo, si dhe prefekti i qarkut Gjirokastër, Astrit Aliaj. Në fjalën e parë si kryebashkiak i ri i Memaliajt, Gjolek Guci tha se do të punonte për të gjithë qytetarët e kësaj bashkie dhe do t’ju shërbente atyre në cdo rast.
©argjiroja.net