• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bien militantët dhe shtohet elektorati gri, Klosi tregon përgatitjet e PS

17/09/2024
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi

Me formimin e ekipit drejtues, Partia Socialiste ka nisur punën për të hyrë në një garë për mandatin e katërt që sipas selisë rozë nuk do të jetë e lehtë. Shkak për këtë, tregon për A2 CNN sekretari i Përgjithshëm Blendi Klosi, nuk është kundërshtari politik, por elektorati gri që vitet e fundit ka ardhur në rritje.

Analizat e brendshme konfirmojnë tkurrjen e militantëve partiakë përgjatë të gjithë spektrit politik.

“Shqetësimi kryesor është elektorati që gjykon mbi punën. Nuk është elektorati militant, i cili për hir të së vërtetës, dhe kjo është normale, gjithmonë e më shumë po bie. Pra, njerëzit që votojnë logon e PS apo partive të tjera janë gjithmonë e më pak, por ata që gjykojnë mbi punën janë më shumë”, tha Klosi.

Tirana do të jetë fushëbeteja kryesore në zgjedhjet e ardhshme, ku qarku pritet të këtë edhe rritje të numrit të mandateve që çon në Parlament. Për të bërë betejën votë më votë, sipas numrit dy të Partisë Socialiste, ishte e nevojshme që ky qark të funksiononte me tre drejtues politik, ku Ogerta Manastirliu merr kontrollin e strukturave të kryeqytetit:

“Tirana mund të shkojë me 37-38 mandate, ka nevojë jo vetëm për këta të tre, por edhe për titullarë të tjerë të PS, qoftë nga grupi parlamentar, por do të ketë edhe ministra padyshim. Ogerta vjen me detyrë për strukturimin e partisë në të gjithë qarkun për sa i përket fushatës elektorale. Erioni me drejtimin e gjithë strukurës që do të bëjë fushatën, Elisa do të mbulojë më shumë Bashkinë e Kamzës, Rrogozhinës, Kavajës dhe Vorën”.

Të majtët janë të fokusuar tek angazhimi i patronazhimit të votës në të gjithë Shqipërinë, duke injoruar kërkesën e opozitës për qeveri teknike. Vetë Klosi ka një këshillë për demokratët: “Nuk është se nuk është fakt se ato me Edi Ramën nuk fitojnë dot, por faktin që e thonë ashtu demoralizon gjithë strukurat e tyre, gjithë mbështetësit e tyre. Kaq pak muaj para ditës së zgjedhjeve të thuash që me këtë kundërshtar nuk fitoj dot, nuk e di se ça kërkojnë më. Është një kërkesë absurde, një kërkesë e pavend dhe mbi të gjitha një kërkesë që prish garën elektorale”.

Një tjetër situatë që socialistët duhet të zgjidhin ka të bëjë me renditjen në listat e kandidatëve, ku deputetët pritet të ndahen në dy grupe, të sigurtët dhe ata që duhet të luftojnë brenda llojit për të mbijetuar në Parlament. Gjetja e një ekuilibri të brendshëm mes të resë dhe kontributit shumëvjeçar është sfida e muajve të ardhshëm.

Related Posts

Kryesore

AMP në operacion në Sarandë, priten arrestime policësh

15/05/2026
Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë
Kryesore

Reagon Kisha Orthodhokse: Shkollën në Gjirokastër e mbyllëm vetë

15/05/2026
Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026
Kryesore

Triumf kuqezi në Vjenë, Alis kualifikon Shqipërinë në Finalen e Madhe të Eurovizion 2026

14/05/2026
Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza
Kryesore

Tenderat e AKSHI-t/ Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys. U godita me gurë! Më damkosën me akuza

14/05/2026
E rëndë/ Shuhet në aksident 28-vjeçari
Kryesore

Aksidenti/ Ndërron jetë babai i ministres Adea Pirdeni

14/05/2026
Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale
Kryesore

Nis faza teknike e digjitalizimit të hartave kadastrale

14/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Tjetër rinovim në shtëpinë e Vorës, vjen firma

Tjetër rinovim në shtëpinë e Vorës, vjen firma

15/05/2026
Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

Elbasani dhe Egnatia duan titullin kampion, statistikat paralajmërojnë një duel të ekuilibruar

15/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al