• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bilanci i zjarreve, mbi 26 mijë ha të djegura, mbi 161 milionë euro dëme

30/07/2025
Orë dramatike në Delvinë, Reuters sjell imazhe nga lufta me zjarrin (FOTO)

Nga Lura në Dibër, Fier, Vlorë e më tej në Gjirokastër… zjarret e ndezura kryesisht këtë muaj kanë djegur rreth 26 mijë hektarë me pyje dhe shkurre. Kjo është ndër sipërfaqet më të madha e djegur në dekadën e fundit. Në krahasim me 2023-shin në total, zjarret në 7 muaj të këtij viti kanë djegur gati 5-fish më shumë sipërfaqe.

“Nëse do t’i kishim paraprirë situatës me masa mbrojtëse , sipërfaqja e djegur do të ishte ndjeshëm më e ulët. Si çdo vit përballemi me zjarre dhe kosto të mëdha për shkak të neglizhencës”, thotë për A2 CNN Abdulla Diku, ekspert i pyjeve.

Duke llogaritur shpenzimet për ripyllëzimin, kostot për rigjenerimin e tokës dhe humbjet nga djegia e lëndëve drusore, dëmi ekonomik nga zjarret e këtij viti përllogaritet në mbi 161 milionë euro.

“Dhe më e keqja është se pas disa zjarreve, dëmi është i pakthyeshëm. Ka sipërfaqe të cilat nuk mund të rikuperohen pasi dëmi është i pakthyeshëm. Toka ka humbur aftësitë regjeneruese dhe sipërfaqja nuk mund të rivitalizohet”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Sistemi Evropian i Informacionit për Zjarret në Pyje, deri më tani ka pasur 58 zjarre në pyje e kullota.

Me gjithë reshjet në këto ditë të para, ekspertët vlerësojnë se sipërfaqja dhe dëmi ekonomik nga zjarret mund të zgjerohet me vjeshtën para. “Ndër vite kemi pasur shumë zjarre gjatë muajve të vjeshtës. Nëse do të kemi temperatura të larta si vjet, rrezikojmë të kemi shumë zjarre”, thotë Diku.

Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikave, Mirdita, Puka, Shkodra, Mati, Dibra, Bulqiza, Librazhdi, Erseka dhe Korça janë zonat më ritmin më të lartë të shpyllëzimit, kryesisht si pasojë e zjarreve. /A2

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

NBA/ Vijon dominimi, Lakers e Boston me hap kampioni, 10 fitore radhazi për Spurs

12/11/2026
Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al