• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bindja Demokratike ankimon në KQZ zgjedhjet e 30 qershorit. Mes zonave zgjedhore edhe Gjirokastra

05/07/2019
Bindja Demokratike ankimon në KQZ zgjedhjet e 30 qershorit. Mes zonave  zgjedhore edhe Gjirokastra

BINDJA DEMOKRATIKE ankimoi sot procesin elektoral të 30 qershorit në të gjitha ato zona zgjedhore, ku ajo konkurroi me kandidatë për kryetarë ose këshilltarë bashkie. Dosja ankimore u dorëzua sot në mesditë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve nga anëtari i bordit të përkohshëm përfaqësues, Fabian Topollaj.

Topollaj tha në një prononcim të shkurtër për shtypin se objekt i ankimimit janë vetëm ato qendra votimi dhe zona zgjedhore, ku BINDJA DEMOKRATIKE, u lejua të marrë pjesë në garë, ndërkohë që të njëjtat probleme me zgjedhjet me siguri që kanë ekzistuar në të gjithë territorin. “Siç kemi njoftuar edhe më parë, BINDJES DEMOKRATIKE iu refuzuan listat e saj për këshilltarë bashkiakë në 20 zona zgjedhore, me pretendimin ekstraligjor se ato duhet të përmbanin numrin e plotë të këshilltarëve”, tha Topollaj. 

Sipas Topollajt, ankimi synon të provojë që zgjedhjet e 30 qershorit u administruan keq dhe qëllimisht nga përfaqësuesit e vetëm të njërës palë, në këtë rast të Partisë Socialiste.

“Vendimi për të ankimuar zgjedhjet erdhi pas raportimeve të vëzhguesve tanë në terren, të cilët ishin e vetmja mundësi që ne patëm për të mbikqyrur procesin. Rreth 3 javë më parë ne kërkuam që të kishim komisionerë dhe numërues në ato zona zgjedhore ku kandidonim, por kërkesa jonë u shpërfill dhe nuk u mor kurrë parasysh nga KQZ. Kjo i shtoi dyshimet se prania e përfaqësuesve tanë në qendrat e votimit dhe në tavolinat e numërimit ishte shqetësim për njerëzit e qeverisë. Në konstatimet e vëzhguesve të BINDJES DEMOKRATIKE theksohet se ka pasur shtim fiktiv të numrit të përgjithshëm të votuesve, si dhe ndryshim të votave në tavolinat e numërimit në favor të Partisë Socialiste dhe të aleatëve të saj”, tha Topollaj. 

Topollaj i ftoi publikisht anëtarët e KQZ dhe Partinë Socialiste që të bënin transparencën e zgjedhjeve të 30 qershorit, në rast se ata janë të sigurt se nuk ka pasur deformim të vullnetit të zgjedhjeve.

10 vjet më parë, tha ai, Edi Rama u bë i famshëm me pretendimin e vet “hap kutitë, ose largohu!”, të cilën e shndërroi në një kauzë disavjeçare për të justifikuar humbjen e vitit 2009. Ne nuk po i themi që të ikë, por e kemi më të butë kerkesën “Hap kutitë, ose pranoje, që ke manipuluar”, u shpreh Topollaj. 

Pjesë e ankimimit të Bindjes Demokratike janë edhe zgjedhjet në Bashkinë Girokastër, ku kjo forcë mori një këshilltar, Neim Nebiaj. Në Tepelenë e Këlcyrë, Bindja Demokratike kishte kandidatët e vet për kryebashkiak. 

Related Posts

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026
Lamallari: “Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve
Kryesore

Lamallari: “Smart City”, një kapërcim epokal për sigurinë publike dhe mbrojtjen e qytetarëve

16/07/2026
Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)
Kryesore

Trafikonte 4 pistoleta në Sarandë, shihni si arrestohet i riu në tunelin Skërficës: Policia, mos lëviz… (VIDEO)

16/07/2026
Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!
Kryesore

Spiropali ‘sfidon’ Ramën, dorëzon platformën në PS: Të vendosim shtetin mbi partinë!

16/07/2026
Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje” dhe “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë
Kryesore

Messi e Yamal, “fati i shkruar ne yje” dhe “profecia” e një seti fotografik të bërë 19 vite më parë

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

UEFA Champions League/ Egnatia shkëlqen në Rrogozhinë, fitore spektakolare ndaj Petrocub & kualifikim historik në raundin e dytë

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al