Bizneset në Gjirokastër kanë rënë dakord për një regjim të ri pune, sipas së cilit ditën e dielë do ta bëjnë pushim. Të paktën kështu thuhet në një njoftim të publikuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë. Bëhet fjalë për bizneset e shitjes me shumicë dhe pakicë. Rregulli i ri do të zbatohet duke nisur nga data 18 shtator deri më 4 dhjetor 2022. Më pas rregulli shfuqizohet për shkak të festave deri më datë 8 janar. Mbas datës 8 janar 2023 do të vijohet me të dielat pushim.
Argumenti për këtë vendim lidhet me mundësinë që punonjësit e këtyre bizneseve të pushojnë së paku të dielën. Por gjasat janë që ky rregull të mos zbatohet në masë të madhe nga bizneset për arsye nga më të ndryshmet megjithatë le të mos paragjykojmë, por të presim 18 shtatorin e në vijim. Më poshtë njoftimi i plotë i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjirokastër. ©argjiroja.net