• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bledi Çuçi: Po mbështesim agro-përpunimin për të ulur dëmet në bujqësi (VIDEO)

14/04/2020
Bledi Çuçi: Po mbështesim agro-përpunimin për të ulur dëmet në bujqësi (VIDEO)

Ndonëse coronavirusi nuk ka penguar prodhimin dhe shitjen e produkteve të fermerëve, ata kanë hasur jo pak në vështirësi gjatë masave kufizuese. Ministri i Bujqësisë, Bledi Çuçi gjatë një interviste për ‘Ilva Now’, tha se investimet po fokusohen tek sektori i agro-përpunimit në mënyrë që të kompensohet dëmi.

“Çmimi i fruta-perimeve sidomos për ato që shkojnë për eksport varet shumë nga konjektuara ndërkombëtarë që nuk lidhen domosdoshmëri me cilësinë dhe koston e produktit. Kanë pasur luhatje të çmimit në treg për luleshtryllen dhe kastravecin. Jemi fokusuar dhe tek agro-përpunimi që të kompensojmë uljen e dëmeve në mënyrë që të gjithë këto nuk do të shiten si produkte të freskëta, të mos hidhen në kanal por do t’i kalojnë agro-përpunimit. Kemi financuar rritjen e sektorit të agro-përpunimit duke financuar kontrata deri në 60% të financimit”, u shpreh ministri.

Çuçi duke folur për mënyrën e subvencionit që ofron qeveria shqiptare për fermerët, tha se ajo është e drejtpërdrejtë. “Çfarë paraje del nga buxheti shtetit për mbështetje në bujqësi, shkon direkt te fermeri”, tha ai.

Ministri i Bujqësisë foli më tej për zgjerimin e tregut të produkteve bujqësore shqiptare, duke e cilësuar si të vetmen mënyrë për të garantuar zhvillim të qëndrueshëm në këtë sektor, pasi tregu Shqipëri-Kosovë nuk është i mjaftueshëm.

“Ne duhet ta zgjerojmë tregun për produktet shqiptare. Nuk krijojmë dot zhvillim të qëndrueshëm të bujqësisë vetëm me 5 milionë shqiptar, ndaj duhet ta zgjerojmë tregun në eksport”, tha Çuçi.

Por ndërsa fruta-perimet kanë njohur rritje, sektori i peshkimit duket se është më i dëmtuari. Ministri tha se kjo vjen për shkak të rënies së kërkesës nga mbyllja e restoranteve dhe rënies së turizmit, por edhe pjesës së eksportit që ka qenë i bllokuar.

Sa i takon rezervave ushqimore, ministri tha se një nga aktet e para të qeverisë ka qenë urdhri për magazinat e mëdha që të sigurojnë rezerva për 3 muaj duke u garantuar se Rezervat e Shtetit do ua blejnë nëse u mbeten pa shitur.

Related Posts

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit
Kryesore

“Mos më shaj, nëna është e shenjtë!”/ Vrasja e 20-vjeçarit në Ksamil, zbardhen dëshmitë e miqve të portugezit

23/08/2026
Kryesore

“Njoftim i Kuq” nga Interpol, arrestohet në Greqi shqiptari i dënuar për mashtrim

23/08/2026
“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve
Kryesore

“Miltoni” që të gjithë e donin/ Historia e 20-vjeçarit portugez që u vra në Ksamil, çfarë zbulohet për jetën e tij në Francë! Shqipëria s’ishte në planin e pushimeve

23/08/2026
‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata
Kryesore

‘Zbërthehet’ kamera e sigurisë që filmoi krimin në Ksamil, 20-vjeçari u fut në det për t’i shpëtuar vrasjes, si e goditi për vdekje Sokrat Vata

23/08/2026
23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë
Kryesore

23 ditë protestë, banorët e Divjakës kundërshtojnë shkrirjen e bashkisë

22/08/2026
Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut
Kryesore

Zjarri në Malin e Çikës, flakët afrohen drejt fshatit turistik të Dhërmiut

22/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

Ngjarje tragjike në Portugali, ndahet nga jeta gjatë miqësores lojtari që dikur cilësohej talent i madh

23/08/2026
Egnatia, Dede: Fitore me meritë, kam ekip të fortë!

“Egnatia është historia e momentit e futbollit shqiptar”, Dede: Ndaj Tiranës luajmë të fokusuar

23/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al