• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Blinte vota për PD-në, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

14/04/2025
Blinte vota për PD-në, arrestohet 38-vjeçari (Emri)

Katër ditë nga nisja zyrtarisht e fushatës elektorale për 11 majin, shënohet arrestimi i parë për korrupsion aktiv në zgjedhje. Një 38-vjeçar nga Lushnja, i identifikuar si Marin Leka, ka rënë në prangat e bluve pasi i kishte premtuar 500 mijë lekë të vjetra një qytetari në këmbim të votës për Partinë Demokratike të Sali Berishës, i cili në këto zgjedhje garon me 26 aleatë.

Mësohet se në momentin e arrestimit, Marin Lekës i është gjetur në xhep karta e identitetit të personit që i kishte premtuar paratë në këmbim të votës për PD-në e Berishës.

Kallëzimi është bërë nga Muharrem Toska, i cili ka deklaruar në Policinë e Fierit se 38-vjeçari Martin Leka i ka kërkuar kartën e identitetit dhe i ka premtuar një shumë prej 500 mijë lekësh të vjetra për të votuar subjektin politik PD.

Uniformat blu pasi kanë arrestuar Marin Lekën, i kanë gjetur në xhep kartën e identitetit të kallëzuesit.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Lushnjë arrestuan në flagrancë shtetasin M. L., 38 vjeç, banues në Lushnjë, për veprat penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje” dhe “Marrja dhe përdorimi i paligjshëm i dokumentit të identifikimit”.

Nga hetimet e kryera në bashkëpunim me Prokurorinë e Fierit, dyshohet se shtetasi M. L. i ka marrë një shtetasi, kartën e identitetit, si dhe i ka premtuar dhënien e një shume parash, dyshohet me qëllim blerjen e votës në favor të një subjekti politik, pjesëmarrës në zgjedhjet parlamentare të datës 11.05.2025″, thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

Related Posts

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish
Kryesore

Vdekja e familjes shqiptare në Athinë, dyshohet se rrjedhja e gazit nisi nga apartamenti i një çifti të moshuarish

28/09/2026
Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026
“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona
Kryesore

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

28/09/2026
Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para
Kryesore

Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares – Balkanweb.com – News24

Nga beteja për jetën te realizimi i një ëndrre, historia e tifozit të kombëtares – Balkanweb.com – News24

28/09/2026
LIVE/ “Në fushë me qasjen e duhur”, Maran: Respekt për San Marinon, të tregojmë ato që kemi përgatitur

E PLOTË/ “E kam në mendje formacionin”, Maran para San Marinos: Të tregojmë mentalitetin e duhur, do ketë ndryshime por jo në fizionomi

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al