• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, mes tyre një “Lamborghini” i kthyer në skaf

17/08/2025
Bllokohen 35 mjete lundruese nga Komani në Ksamil, mes tyre një “Lamborghini” i kthyer në skaf

35 mjete lundruese janë bllokuar këtë javë gjatë kontrolleve intensive të zhvilluara nga Njësia Policore Detare dhe Policia Kufitare, në vijën bregdetare nga Komani në Ksamil.

Aksioni vjen në kuadër të masave për rritjen e sigurisë në zonat turistike bregdetare, ku prania e mjeteve të fuqishme lundruese ka krijuar rrezik për pushuesit.

Sipas njoftimit zyrtar, janë kontrolluar 525 mjete lundruese dhe për shkak të shkeljeve të rregullave të qarkullimit dhe sigurisë detare, 35 prej tyre janë bllokuar, përfshirë:

-2 varka metalike me motor uji të instaluar

Ndër mjetet më të pazakonta të bllokuara ka tërhequr vëmendje një skaf që duket si një “Lamborghini”, sikurse shihet në këto pamje. Policia nuk ka dhënë detaje mbi pronësinë apo origjinën e këtij mjeti të veçantë.

Nga kontrollet rezultoi se 14 mjete lundruese po operonin brenda perimetrit të sigurisë, duke rrezikuar seriozisht jetën e pushuesve në plazhe. Të gjithë drejtuesit janë ndëshkuar me gjobë prej 100 mijë lekësh secili.

Gjithashtu, janë shpëtuar në det 19 shtetas (shqiptarë dhe të huaj), dhe 6 mjete lundruese falë ndërhyrjes së menjëhershme të Policisë Kufitare dhe Njësisë Policore Detare nga Ksamili në Koman.

Policia apel për respektimin e rregullave

Policia Kufitare thekson se do të vijojë monitorimi intensiv dhe bën apel për të gjithë drejtuesit e mjeteve lundruese:

-Mos shkelni perimetrin e sigurisë pranë plazheve.

-Lundroni vetëm në zonat e autorizuara.

-Pajisuni me mjetet e nevojshme të shpëtimit.

Po ashtu, Policia e Shtetit fton qytetarët dhe pushuesit të denoncojnë çdo shkelje të rregullave të lundrimit apo të perimetrit të sigurisë në numrin pa pagesë 112, duke i garantuar reagim të menjëhershëm dhe masa konkrete ndaj çdo shkelësi.

Related Posts

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim
Kryesore

Vrasja e të riut në Memaliaj/ Gjykata e Gjirokastrës liron tre të arrestuarit, dy autorët ende në kërkim

25/04/2026
Grevë urie në burgjet greke, mes tyre edhe 1589 të burgosur shqiptarë
Kryesore

Të dënuarit i vënë zjarrin burgut në Greqi, zbulohet shkaku

25/04/2026
Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media
Blog

Lajmi i rremë me “sida” në Gjirokastër/ BIRN: Publikimi i të ‘dhënave’ shëndetësore cenon besimin te media

25/04/2026
Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma
Kryesore

Reforma territoriale, “sherr” Dule-Mazniku në Gjirokastër: S’mund të abuzoni me sofizma

25/04/2026
Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta
Kryesore

Kryeministri maqedonas: Fqinjët tanë nga Shqipëria vijnë dhe furnizohen tek ne me naftë, kemi çmime të ulëta

25/04/2026
BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë
Kryesore

BE-ja eksporton miliona euro armë drejt Shqipërisë

25/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Suksesi ndaj Tiranës, Bellai: Bravo skuadrës, treguam se jemi ekip i fortë

Vora, trajneri Bellai: I lumtur për ekipin, treguam se vlejmë

26/04/2026
AXHENDA E SUPERIORES/ Elita e futbollit rikthehet në mesjavë, ndryshim stadiumi për një ndeshje

RENDITJA PROVIZORE/ Java e çudirave! “Ligjin” e bëjnë skuadrat që luftojnë për mbijetesë, ja si ndryshon tabela pas 3 dueleve të luajtura

26/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al