Ambicia për Bashkinë e Tiranës e ka bërë Erion Bracen edhe më aktiv në Parlament dhe më llogarikërues ndaj ministrave të qeverisë socialiste.
Ai bëri për ujë të ftohtë pak ditë më parë ministrin e Bujqësisë, i cili e pati të zorshme të mbrohej në një interpelancë parlamentare për gjendjen në të cilën fermerët janë lënë sot.
Por Braçe nuk e lë me kaq. Një javë më pas, ai ka thirrur për interpelancë 3 ministra të tjerë.
Enea Karakaçin e Infrastrukturës do ta pyesë si po shkon përpunimi i ujërave të zeza në Tiranë,
Ministrin e Brendshëm, Besfort Lamallari e ka kërkuar për sistemin zjarrfikës në kryeqytet
Ndërsa i treti, është Ervin Demo, ministër i pushtetit vendor, për trajtimin e kafshëve të shoqërimit- shtëpiake, të braktisura, prej njësive të pushtetit vendor./ VNA.al









