• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Burimi i Ujit të Zi në Këlcyrë, perla natyrore e Jugut (FOTO)

15/05/2017
Burimi i Ujit të Zi në Këlcyrë, perla natyrore e Jugut (FOTO)

Ujëvarat që rrjedhin nga lartësitë e Dhëmbelit hijeshojnë edhe më shumë shkëmbinjtë e mbuluar nga masivi pyjor. Ujërat e pastra si kristali, në këto ditë pranvere përthyejnë rrezet e diellit duke krijuar dhjetëra imazhe shumëngjyrëshe. Peizazhi natyror i emërtuar Uji i Zi, në afërsi të qytetit të Këlcyrës është një prej monumenteve të rralla të natyrës jo vetëm për Jugun e vendit por edhe në rang kombëtar.

Mes vizitorëve …

Në këto ditë maji zona natyrore e Ujit të Zi, në krah të djathtë të rrugës në hyrje  të Këlcyrës, tërheq kërshërinë e turistëve vendas dhe të huaj. Ata udhëtojnë enkas nga Gjirokastra apo Tepelena për të vizituar këtë perlë të natyrës. Mes vizitorëve nuk mungojnë edhe turistët të cilët e përzgjedhin këtë pikë natyrore gjatë udhëtimeve të tyre në zonën e Përmetit. Në lokalet e shërbimit që funksionojnë në këtë zonë qëndrojnë vizitorë vendas dhe të huaj të cilët i gëzohen mërmërimës së ujit dhe pemëve. Erla Gega, është udhëheqëse e një guide turistike e cila po shoqëron një grup vizitorësh nga Çekia në zonën e Përmetit. “Kemi disa orë që qëndrojmë në këtë zonë dhe po na tërheq shumë natyra e bukur dhe e veçantë. Ky peizazh është me të vërtetë një mrekulli natyrore. Shikoj se edhe grupit të turistëve iu ka bërë mjaft përshtypje”, shprehet ajo. Xhonotan Roi, pjesëtar i grupit turistik na thotë se natyra këtu është e mrekullueshme. “Duket me të vërtetë një diçka e veçantë, ujëvarat, pemët, e gjithë natyra është me të vërtetë tërheqëse”, shprehet ai. Me burimet e pasura ujore, ujëvarat që rrjedhin nga shpati i Dhëmbelit si dhe në zonën e pyllëzuar Uji i Zi i fal një bukuri të veçantë grykës së Këlcyrës. “Po udhëtojmë për arsye pune në drejtim të Përmetit dhe menduam të ndalojmë për disa minuta këtu në Grykën e Këlcyrës. Është më të vërtetë diçka e bukur dhe tërheqëse. Gjithmonë ndalojmë për disa minuta çlodhje dhe relaksi këtu”, shprehet Agron Musta.

Misteri i Ujit të Zi

Emërtimi Uji i Zi për këtë zonë është me të vërtetë një mister për studiuesit. Gentian Ruspi, pedagog në Universitetin e Gjirokastrës pohon se, kjo zonë natyrore përfshin disa burime karstike të cilat kanë ujë të pastër dhe të ftohtë. “Ujëvarat e vogla që zbresin nga mali e kanë marrë emrin Uji i Zi sepse pellgjet që krijojnë para se të derdhen në Vjosë, marrin një ngjyrë të errët, të thellë”, thotë pedagogu Ruspi. Për të ka qenë pikërisht kjo lojë e dritëhijes mbi sipërfaqen e ujit e cila ka bërë që banorët e zonës ta pagëzojnë këtë burim me emrin Uji i Zi. Megjithatë disa studiues të tjerë e lidhin emërtimin e këtij burimi me ngjyrën e errët që merr uji si shkak i gërryerjes së shkëmbinjve dhe përbërjes së tyre.

Profili natyror i zonës

Uji i Zi Këlcyrë ndodhet në krahun e majtë të shtratit të lumit të Vjosës, në rrëzën veriore të malit Dhëmbelit, në lartësinë 160 m mbi nivelin e detit. Ai përbëhet nga 8-10 burime karstike me prurje 400-500 l/sek. Këto burime kanë ujë të pastër dhe të ftohtë dhe krijojnë një mjedis shumë tërheqës.  Burimi i Ujit të Zi, ndonëse jo shumë i përmendur si  disa pika të tjera ujore të natyrës shqiptare, është një vend i mrekullueshëm që vlen të vizitohet. Vendodhja e tij në kryqëzimin e disa itenerareve turistike e bën atë tërheqës dhe atraktiv për vizitorët. Krahas resurseve natyrore dhe turistike burimi i Ujit të Zi ka edhe vlera shkencore për studiuesit e fushës së gjeologjisë, hidrologjisë etj. Vitet e fundit ekipe të ndryshme zhytësish kanë eksploruar burimet karstike duke publikuar imazhe nga kjo bukuri natyrore./konica.al

Related Posts

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident
Kryesore

Tragjedi në Athinë/ 3 të rinj shqiptarë humbin jetën në aksident

17/09/2026
4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri
Kryesore

4 ditë në arrati, Alket Rizai dyshohet se ka ardhur në Shqipëri

17/09/2026
Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

Dy filozofi të ndryshme, Roma-Inter, ose mbrojta kundër sulmit më të mirë

18/09/2026
Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

Nis “era” Xavi, spanjolli publikon listën e Holandës, dy risi dhe konfirmime (FOTO)

18/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al