Një denoncim ka mbërritur në këtë Komisariat. Babai i një të miture, 15-vjeç denoncon se vajza i është larguar nga shtëpia së bashku me ish-bashkëshorten e tij.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij”, bën me dije policia. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.