• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bushati nxjerr emrin e Koalicionit PD-LSI: Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës

07/07/2020
Shpjegimi i marrëveshjes, ç’fitoi opozita, ç’humbi Rama dhe sa rrezik ka ende të vidhet vota

Ditën e sotme, në emisionin “Top Talk” ishte i ftuar Andi Bushati. I pyetur mbi faktin se çfarë duhet të bëjë Partia Demokratike dhe opozita, meqë Rama mund të arrijë marrëveshje me opozitën në parlament, t’i pranojë kushtet e saj për të ndryshuar sistemin, pra listat e hapura dhe në këmbim të marrë votën për heqjen e koalicioneve, Bushati tha:

“Në fakt ka një lloj shqetësimi nga opozita që ky po na heq koalicionet dhe shqetësimi duket i drejtë. Pse? Sepse po të bësh një llogari të thjeshtë matematikore me të njëjtat vota, 5 vota LSI-ja, 10 PD-ja po të marrin sot, po të hyjnë veç e veç marrin më pak deputetë sesa kur janë bashkë dhe kjo është një taktikë për të përçarë votën opozitare. Këtë unë nuk e shoh si një mëkat shumë të madh, sepse tani dihet që Rama është në vështirësi, Rama do bëjë çdolloj akrobacie për të rritur edhe një votë, që nga blerja, që nga vjedhja, që nga banditët dhe që nga ndryshimet e ligjit. Kur ti thua që jam përballë një regjimi, do e lësh regjimin të bëjë taktikat e tij dhe ti do bësh taktikën tënde. Nëse Rama voton listat e hapura unë nuk e shoh problem, sepse opozita fshin siglën e PD-së dhe LSI-së po të dojë, po të ketë qëllim shembjen e regjimit, jo të ketë karrigen e Bashës apo të Kryemadhit, bën një listë të përbashkët “Fronti Opozitar Kundër Regjimit të Edi Ramës”, ja po ua caktoj unë titullin dhe nuk humbet asnjë votë opozitare.”

Denisa Dyrnjaja: Mos kanë frikë nga njëri-tjetri?

“Padyshim mund të kenë frikë, le të thonë është më e rëndësishme t’i marrin një karrige njëri-tjetrin dhe mos u flasin njerëzve për shembje të regjimit, të banditëve, të koncesioneve”, u përgjigj Bushati.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026
Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!
Lajme

Tirana do të jetë betja më e madhe, Ilir Alimehmeti: Jam gati të kandidoj!

11/11/2026
Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën
Lajme

Shpjegimi/ Çfarë është taksa e vinjetës dhe ja sa do të paguhet për makinën

10/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Oshtin stadiumi, shihni momentin kur lojtarët kuqezinj hyjnë në fushë për nxemjen para sfidës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

VIDEO/ Shkëlqen Shqipëria, kuqezinjtë kryesues fitojnë ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al