• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

09/04/2026
Bylisi kërkon reagim ndaj Dinamos, Josa mendon për ndryshime

Bylisi është fokusuar maksimalisht te përballja me Dinamon, me ballshiotët që synojnë rikthimin te fitorja pas humbjes së fundit në Rrogozhinë. Në Ballsh, skuadra ka nisur grumbullimin që prej së hënës, ndërsa ambienti është i përqendruar dhe i organizuar, me objektiv të qartë: tre pikët ndaj “bluve”. Megjithatë, bëhet fjalë për një sfidë delikate, për vetë cilësinë që zotëron Dinamo.

Pavarësisht kësaj, Bylisi do të kërkojë të “nxjerrë dhëmbët” në fushën e vet, edhe për shkak të nevojës urgjente për pikë, pasi çdo hap fals do të ndërlikonte më tej pozitat në renditje. Nga ana e formës, Abubakar Kamara paraqitet në gjendje shumë të mirë, ashtu si edhe Koxhi, i cili ishte aktiv në Rrogozhinë dhe pritet të jetë gati për një tjetër betejë si titullar. Bruno gjithashtu duket në rritje, ndërsa Olavio vijon të jetë larg formës optimale fizike dhe vetëm në fundjavë do të vendoset nëse sulmuesi brazilian do të jetë i gatshëm për sfidën ndaj Dinamos. Në ndeshjen e fundit, trajneri Mirel Josa provoi një modul me Vieira dhe Koxhi në sulm, të mbështetur nga Përgjoni, por ofensiva rezultoi e pafuqishme për të gjetur golin. Problemet në repartin ofensiv janë bërë të dukshme në këtë fazë të dytë të kampionatit, sidomos pas largimit të Mustafa.

SKEMA DHE DILEMAT

Pritet që Josa të ndërhyjë në formacion pas disfatës në Rrogozhinë. Ndryshime mund të ketë si në mbrojtje, ashtu edhe në repartin ofensiv. Në vijën e parë, një opsion është aktivizimi i Fokam nga minuta e parë, duke parë forcën e tij fizike dhe prezencën në duelet ajrore. Megjithatë, trajneri nuk pritet të heqë dorë nga skema bazë 4-4-2, edhe pse gjatë fazës sulmuese skuadra shpesh transformohet në 3-4-3.

Dinamo mbetet një kundërshtar me shumë cilësi, sidomos në krahë, ku disponon lojtarë të shpejtë dhe teknikë. Për këtë arsye, Bylisi duhet të jetë i kujdesshëm në organizimin mbrojtës, por njëkohësisht të kërkojë me ngulm fitoren, ashtu siç bëri në përballjen e mëparshme në Ballsh, ku arriti të mposhtte “blutë”. Ndërkohë, brenda një jave, ballshiotët do të kenë mundësinë të studiojnë më në detaje kundërshtarin, edhe në kuadër të përballjes gjysmëfinale ndaj Vllaznisë, çka do të shërbejë si një tjetër tregues për gjendjen aktuale të Dinamos.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”
Sport

Tjetër ndryshim i rëndësishëm në Final Four, konfirmohet rregullore e re për braktisjen e ndeshjeve

17/04/2026
City, Guardiola e pranon: Ndaj Arsenalit, një ndeshje jetike për titullin
Sport

City, Guardiola e pranon: Ndaj Arsenalit, një ndeshje jetike për titullin

17/04/2026
Befason Sylvinho, 3 lojtarë përfundojnë në tribunë, mes tyre edhe “makthi” i Polonisë
Sport

Miqësoret e qershorit të Shqipërisë, rivalët e mundshëm

17/04/2026
Flamurtari ndërhyn në merkato, firmos mesfushori
Sport

Flamurtari e përjashtoi, por pas vendimit të fundit mund të rikthehet në fushë. Situata e mbrojtësit në Vlorë

17/04/2026
Për herë të parë një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë, Eta para debutimit në pankinë: Ndjesi unike
Sport

Për herë të parë një grua bëhet trajnere e një ekipi në Bundesligë, Eta para debutimit në pankinë: Ndjesi unike

17/04/2026
“Luajtëm për të fituar dhe jo për futboll të bukur”, trajneri i Elbasanit: Sot gjithçka ishte “zjarr”, jam i lumtur
Sport

Elbasani, flet trajneri Gvozdenovic: Teuta ekip i fortë, të bëjmë kujdes!

17/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Pikantet e Elbasani-Teuta/ Flakadanë, protesta dhe nervozizëm në “Elbasan Arena”

Tjetër ndryshim i rëndësishëm në Final Four, konfirmohet rregullore e re për braktisjen e ndeshjeve

17/04/2026
City, Guardiola e pranon: Ndaj Arsenalit, një ndeshje jetike për titullin

City, Guardiola e pranon: Ndaj Arsenalit, një ndeshje jetike për titullin

17/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al