Pas emisionit për Peshtanin dhe Çajupin, gazetarja e njohur Rudina Xhunga rikthehet në jug për një emision tjetër në Gjirokastër, që synon të promovojë atraksionet turistike, kulinarinë dhe vlerat e trashëgimisë kulturore. Xhirimet kanë nisur prej dy ditësh, ndërsa gazetarja poston në faqen e saj në Instagram edhe copëza të emisionit që do të transmetohet fundjavën tjetër. Një prej ndalesave të saj ka qenë ajo tek byrektorja e Prëmtos.
“Mirëmengjes nga byrektorja e Prëmtos. 300 vjet byrek Gjirokastre. C’a te hash. E ca te shohesh. Se mos nuk e di, e tani qe ta thashe, se mos nuk vjen. Do hash mengjes me historine ne Qafen e Pazarit”, shkruan gazetarja teksa publikon edhe një video duke shijuar byrekun.
Më tej ajo është ndalur në Sokakun e të Marrëve, një tjetër pikë emblematike e qytetit të gurtë.
“U marrosa pas Gjirokastres. Te Sokaku i te Marreve”, shkruan Xhunga.