Kryeministri Edi Rama ka folur sot për dasmat e tha se këtë vit nuk do të lejohen. Ai iu përgjigj një qytetari, i cili i kërkoi një datë se kur mund të bëhen dasmat si më parë.
Kreu i qeverisë tha se nuk do ketë dasma, pasi muaji i mjaltit do kalohet me ventilatorë, e jo si më parë.
“Çdo bëhet më dasmat: Që të kalojnë muajin e mjaltit me ventilator bashkë. Çfarë dasmash doni të bëni. E kuptoni që është shumë e vështirë të bësh dasma këto kohë”, u shpreh Rama.