• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po e frenon ekonominë shqiptare

09/10/2019
Çfarë po e frenon ekonominë shqiptare

Nga Klodian Tomorri

Shqipëria është zyrtarisht ekonomia më anemike e rajonit. Sipas Bankës Botërore, Prodhimi i Përgjithshëm Kombëtar pritet që këtë vit të rritet me vetëm 2.9 për qind. Të gjitha ekonomitë e tjera të rajonit do të kenë një rritje më të lartë, duke e lënë Shqipërinë në fund. Dhe, përveç Kosovës, këto janë të gjitha vende që kanë një standard më të lartë jetese se Shqipëria, i cili do të thellohet më tej.

Kjo është hera e parë nga viti 2015 që rritja ekonomike bie nën 3 për qind. Vendi po ecën mbrapsht. Po çfarë po ndodh me ekonominë? Shkaku me të cilin justifikohet ngadalësimi i fortë i ekonomisë këtë vit është kriza energjetike. Por kjo nuk është thjeshtë një lojë numrash. Shqipëria përjetoi krizë energjetike edhe në vitin 2017, por kurba e rritjes ekonomike, nuk ndryshoi krah. Përkundrazi vazhdoi të forcohej, nga 3.3 për qind që ishte në 2016-ën në 3.8 për qind.

Ndaj ka dicka tjetër që po e frenon ekonominë. Dhe përgjigjia janë reformat. Ekonomitë e vogla dhe të hapura si Shqipëria kanë vetëm një rrugë për t’u zhvilluar shpejt; të bëjnë reforma agresive. Por vitet e fundit të gjitha reformat kanë ngelur në vend, e madje në sektorë të caktuar si energjia janë përmbysur.

Shumica e politika e ekonomike orientohen vetëm për të kënaqur interesa të ngushta. Pjesa më e madhe e ligjeve që shkojnë në Parlament kanë emër të veçantë nga pas. Në fushën e prokurimeve, koncesionet dhe korrupsioni kanë zhdukur garën. Praktikisht qeveria është bërë arbitri që shpërndan fitimet dhe dikton se si shpërndahet mirëqenia në ekonomi. Por jo në interes te publikut.

Një qeveri që nuk beson tek reformat, por hyn në biznesin e pistë të ligjeve speciale me përfitues të veçantë e ka mbaruar misionin e saj dhe sa më shumë qëndron në pushtet aq më shumë dëme shkakton. Ekonomia po i jep mesazhet. Pjesa tjetër i takon votuesve.

Related Posts

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm
Blog

Kandidati ishte i sigurt, por kujdesi për spektaklin shkoi dëm

11/12/2025
Po sikur Jamarbri të ketë ngrënë kumbulla pas shpinës së Saliut?
Blog

Zgjedhja e Klodian Brahos, një teatër mediokër

11/12/2025
Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut
Blog

Një replikë me Ben Blushin, mësuesi që i shpëtoi alkolit dhe burgut

09/12/2025
Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës
Blog

Salianji ia prish gjumin Gazment Bardhit, jo Berishës

07/12/2025
Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi
Blog

Kryepeshkopi Joan: Kisha si një urë e gjallë besimi dhe qytetërimi

05/12/2025
President, mos i ‘laj duart’!
Blog

President, mos i ‘laj duart’!

05/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

PSG “pushton” Botën, fiton edhe trofeun Interkontinental, Luis Enrique: Gjashtë trofe nuk janë keq (VIDEO)

18/12/2025
“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

“Shkruajtëm historinë, vit i suksesshëm”, Uzuni: Polonia nuk është as Gjermania as Franca, preferenca ime në finale të Play Off është…

17/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al