• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po ndodh në Kakavijë, dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga kufiri me Greqinë (VIDEO)

10/02/2020
Çfarë po ndodh në Kakavijë, dyfishohet numri i emigrantëve të paligjshëm që vijnë nga kufiri me Greqinë (VIDEO)

Kufiri i gjelbër mes Shqipërisë dhe Greqisë është kthyer në shteg të migrimit të paligjshëm. Synimi për mijëra emigrantë, kryesisht nga Algjeria dhe Siria, janë vendet e Evropës Qendrore teksa orvaten të kalojnë tranzit përmes vendit tonë.

“Kjo rrugë në fshatin Kakavi që ndodhet fare pranë kufirit përdoret shpesh nga emigrantët e paligjshëm për të kaluar në territorin shqiptar. E gjithë zona monitorohet nga forcat kufitare dhe Frontex që fillimisht bëjnë ndalimin e tyre”.

Sipas të dhënave zyrtare nga kufiri janë ndaluar mbi 10 mijë emigrantë ilegalë përgjatë vitit 2019. Një shifër kjo që flet për 2 dyfishim të numrit krahasuar me 5000 persona që u kapën në 2018-ën. Të ndaluarit vendosen përkohësisht në stacionin e policisë kufitare, ku merren të dhënat e tyre.

“Në këtë godinë emigrantët e paligjshëm pyeten fillimisht për nevojat emergjente përfshirë edhe gjendjen shëndetësore. Më pas nis intervistimi i tyre që përfshin marrjen e shenjave të gishtërinjve, fotografimin, dhe mbledhjen e të dhënave personale për t’i identifikuar”.

Në këtë stacion ndodhet dhoma e kujdesit shëndetësor, si dhe 15 shtretër për akomodimin e përkohshëm. Qëndrimi aty zgjat deri në 10 orë përpara se emigrantet të nisen drejt qendrave pritëse për azilkërkuesit në Gjirokastër apo Tiranë.

Kufiri i gjelbër përfshin qindra hektarë tokë që mund të mbahen nën kontroll vetëm në sajë të pajisjeve të sofistikuara. Prej 1 shkurtit Bashkimi Europian ka përcaktuar një fond prej 6 milion eurosh për policinë e shtetit shqiptar, veçanërisht për forcat kufitare, që do t’i shërbejë përmirësimit të infrastrukturës./ Tv Klan

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

VIDEO/ Manaj dopietë në Turqi, sulmuesi kuqezi shkëlqen me Sivasspor

24/08/2026
“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al