• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë po ndodh në Shqipëri? Në 8 muajt e fundit 7 gra janë vrarë nga bashkëshortët

19/09/2021
Çfarë po ndodh në Shqipëri? Në 8 muajt e fundit 7 gra janë vrarë nga bashkëshortët

Xhelozi, probleme ekonomike, urdhra mbrojtje që nuk zbatohen dhe konflikte të çastit. Këto kanë qenë disa arsye që kanë çuar në vdekjen e 7 grave në 8 muajt, e fundit, të gjitha të vrara nga bashkëshortët e tyre. Ditën e djeshme ishte Fëllënxa Rrasa që u vra nga bashkëshorti i saj me armë gjahu, por shkaqet e krimit nuk janë zbardhur akoma, megjithëse sipas dëshmive të fqinjëve, çifti kishte probleme ekonomike.

Vetëm pak ditë më parë do të ekzekutohej teksa ishte duke ngrënë bukë Sabrina Bengaj, për shkak se ish-bashkëshorti Elton Metaj ishte xheloz. Ky ishte një krim i paralajmëruar, pasi një vit më parë autori kishte marrë peng viktimën dhe familjen e saj, por ia kishte dalë të lirohej nga burgu vetëm pas disa muajve.

Kalvari i vrasjeve të bashkëshorteve nisi më 17 mars në Fier, ku Irvana Hyka, e cila ishte 6 javëshe shtatzënë, u godit për vdekje nga bashkëshorti i saj Demokrat Medinaj, me ngjarjen tragjike që ndodhi në sytë e fëmijëve të çiftit. Më pas autori u largua nga vendngjarja, teksa një ditë më vonë u gjet i vetëvrarë.

Në 10 prill, në Kavajë do të ndodhte një makabritet, ku Bilbil Shirja do të digjte të gjallë në makinë bashkëshhorten e tij Fëllënza Shirja, për shkak të xhelozisë. Pas krimit horror, autori u vetëvar në një pemë disa metra larg vendit ku vra bahskëshorten.

Ngjarja e radhës do të ndodhte në Elbasan, ku në 6 maj të këtij viti, 54 vjeçarja Luljeta Buzo do të ekzekutohej me breshëri kallashnikovi nga bashkëshorti Koço Buzo. Ngjarja ndodhi jashtë derës së Gjykatës, por edhe pse Luljeta ishte e pajisur me urdhër mbrojtje, kjo nuk e pengoi bashkëshortin e saj të kryente krimin e rëndë.

Në Librazhd do të shënohej viktima e radhës, ku Qemal Bici vrau me sëpatë bashkëshorten e tij, Menderie Bici. Ngjarja ndodhi në 7 qershor, ku pas një sherri, burri mori sëpatën dhe vrau të shoqen, teksa më herët ai isht akuzuar nga bashkëshortja për dhunë në familje.

Në datën 5 korrik do të ndodhte krimi i radhës në familje, pasi në Fushë Krujë do të vritej me thikë Klarita Ismalaja, e cila u ekzekutua në një makinë nga bashkëshorti i saj, Artan Ismalaja.

Related Posts

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Kryesore

Asambleja e PS mblidhet të shtunën, në sfond përplasja e fortë Rama-Veliaj dhe zgjedhjet lokale

10/11/2026
SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit
Kryesore

SPAK kërkon 94 punonjës të rinj: 40 duhen për Byronë Kombëtare të Hetimit

10/11/2026
Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve
Kryesore

Haki Çako: Do blejmë 3 avionë të rinj për shuarjen e zjarreve

10/11/2026
Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)
Kryesore

Ekzekutohet shqiptari në Spanjë, dyshimet e para (Emri)

10/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

Ndeshja Shqipëri-Finlandë, Policia: Rrugët që do të bllokohen në kryeqytet

12/11/2026
‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

‘Bulgari Pink’/ Diamanti i rrallë rozë 24 karatësh shitet për 14.6 milionë dollarë – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al