Ndërkohë që jemi futur në sezonin veror, si çdo vit fillojnë dhe ankesat nga qytetarët për çmimet e larta të ushqimeve në restorantet shqiptare pranë bregdetit. Së fundmi po qarkullon një foto në rrjetet sociale ku shihet një faturë e “kripur” e cila pretendohet se është prerë në një restorant në Llogara të Vlorës. Në të është 750 lekë të reja një pilaf dhe 800 lekë të reja një kos. Shifra vërtet stratosferike, pasi në vende të tjera kushtojnë shumë herë më pak. Ky është nuk është rasti i parë që ndodh pasi janë denoncuar vit për vit fatura të tilla ku pronarët e lokaleve përfitojnë nga fluksi i madh i turistëve për të rritur çmimet e gatimeve që ofrojnë. Edhe autoritetet iu kanë bërë shpeh sherë apel qytetarëve që të denoncojnë faturat e “kripura”.