• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

‘Çmendet’ Flamur Golemi, kryebashkiaku i majtë nderon ballistët në Gjirokastër (FOTO)

07/09/2019
‘Çmendet’ Flamur Golemi, kryebashkiaku i majtë nderon ballistët në Gjirokastër (FOTO)

Prej disa ditësh me ardhjen e Flamur Golemit si kryebashkiak dhe emërimin e drejtorit të ri të Agjencisë së Shërbimeve Publike ka nisur një aksion për pastrimin e territorit nga mbetjet urbane të hedhura pa kriter. Natyrisht që kjo është dicka pozitive edhe pse jemi mësuar shpesh me aksione sa për zhurmë e populizëm. Por një ditë më parë Golemi ka bërë edhe një ‘gafë’ ose le të themi nuk është treguar politikisht korrekt.

Me vetëdije apo jo këtë s’e dimë me siguri. Po çfarë ka ndodhur konkretisht? Bashkia Gjirokastër ka shpërndarë disa foto nga aksioni për pastrimin dhe sistemimin e varrezave të dëshmorëve nacionalistë pranë zonës së Gërhotit. Aty prezent ishte edhe kryebashkiaku Flamur Golemi.

Pra, një kryebashkiak i majtë nderon ata që zyrtarisht nga PS-ja dhe ish PPSH-ja konsiderohen si kolaboracionistë të nazifashistëve. E thënë më thjeshtë qëndrimi zyrtar i PS-së ka qenë dhe mbetet ai se ballistët bashkëpunuan me nazifashistët në dëm të interesit kombëtar. Kësisjoj PS është distancuar gjithmonë ndaj tyre.

Që punëtorët e Ylli Muhos të pastrojnë varrezat ku prehen dëshmorët ballistë nuk ka asgjë të keqe. E kanë detyrë funksionale si agjenci dhe natyrisht është gjest njerëzor. Por kur shkon aty kryebashkiaku për të parë punimet dhe për të bërë le të themi një lloj homazhi, kjo merr një peshë simbolike që nuk mund të kalohet në heshtje.

Ose Flamur Golemi e ka bërë me dashje këtë ‘provokim’ ose e ka bërë nga naiviteti politik. Por ka edhe një mundësi të tretë. Ai e konsideron këtë gjë krejt normale që pasi kryetari i PS-së dhe kryeministri Rama nderoi para ca kohësh Mit’hat Frashërin dhe ktheu eshtrat e tij në Shqipëri.

©argjiroja.net 

Related Posts

Prokuroria kontraktoi një ekspert të dënuar për vlerësimin e rrugës Kardhiq-Delvinë
Kryesore

46.5 miliardë lekë për mirëmbajtjen e rrugëve nga veriu në jug, ARRSH hap tenderin për 4 vitet e ardhshme

08/04/2026
Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten
Kryesore

Rama: Ekonomia në përmirësim, në zgjedhjet vendore kemi përballë vetëm veten

08/04/2026
Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)
Kryesore

Makina me 220 km/h, momente para aksidentit fatal në aksin Fier-Vlorë (VIDEO)

08/04/2026
Domatja që po na kushton sa ‘floriri’
Kryesore

Domatja që po na kushton sa ‘floriri’

07/04/2026
BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan
Kryesore

BIRN: Kompania e dhëndrit të Trump rrezikon të tërhiqet nga investimi në Sazan

07/04/2026
Sherr mes shqiptarëve në Kretë, dy të plagosur
Kryesore

Nga arratisjet tek grabitjet me dhunë dhe sulm ndaj policisë, arrestohet shqiptari në Athinë

07/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

Botërori 2027 për vajza/ Kombëtarja vijon stërvitjet në “Shtëpinë e Futbollit”

08/04/2026
Euro U-19 për vajza/ Shqipëria përballet nesër me Malin e Zi, skuadra gati për sfidën

Euro U-19 për vajza/ Shqipëria përballet nesër me Malin e Zi, skuadra gati për sfidën

08/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al