Një mësues në qytetin e Elbasanit është marrë nën hetim nga Policia e Elbasanit për shkak se kërcënoi një person duke pretenduar se i ka cënuar reputacionin e tij si mësues.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Jagodinë, ku mësuesi ka hedhur benzinë drejt një personi tjetër duke i rrezikuar jetën. I identifikuar vetëm më iniciale I.K ka marrë nga automjeti i tij një bidon me benzinë, më pas i është drejtuar 34-vjeçarit duke hedhur në drejtim të tij benzinën.
Njoftimi i Policisë:
Për kanosjen e shtetasit I. K., ju bëjmë me dije se nga hetimet e mëtejshme të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, me qëllim zbardhjen e rrethanave të këtij rasti, rezultoi se autori i dyshuar, shtetasi E. K., 34 vjeç, me profesion mësues, e ka kanosur shtetasin I. K., sepse pretendon se ky i fundit i ka dëmtuar imazhin si mësues.
Më tej, në deklarimin e tij, shtetasi I. K. pretendon se përveç kanosjes me fjalë, 34-vjeçari ka hedhur në drejtim të tij, një bidon dyshohet me lëndë djegëse (benzinë) që e ka marrë në automjet.
Hetimet për këtë ngjarje po kryhen nga Prokuroria e Elbasanit, ndërsa për 34-vjeçarin rëndojnë akuzat për veprat penale “Kanosja” dhe “Vetëgjyqësia”.