• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çmenduria/ Në 1 ditë Zuckerberg humbi 7 miliardë dollarë, sa gjysma e ekonomisë vjetore të Shqipërisë

05/10/2021
Çmenduria/ Në 1 ditë Zuckerberg humbi 7 miliardë dollarë, sa gjysma e ekonomisë vjetore të Shqipërisë

Plot 7 miliardë dollarë më pak ka sot multimiliarderi 37-vjeçar Mark Zuckerberg, pronari i Facebook, Instagram dhe WhatsApp, si pasojë e rënies për shtatë orë ditën e djeshme të këtyre platformave.

Titani i teknologjisë vlen sërish 121.6 miliardë dollarë, pra vazhdon të qëndrojë në top 5-shen e njerëzve më të pasur të planetit. Por, ndërsa këto shifra ngjajnë thjeshtë si numra, nëse i vendosim në kontekst, kuptojmë se kemi të bëjmë me një humbje kolosale, por edhe pasuri përrallore të bosit të Facebook.
Sipas Bankës Botërore, Produkti i Brendshëm Bruto i Shqipërisë, GDP thënë rëndom nga anglishtja, ishte 14.8 miliardë dollarë. Pra, çka Mark Zuckerberg humbi në një ditë nga pasuria e tij, 7 miliardë dollarë, është pothuajse sa gjysma e 14.8 miliardë dollarëve, një vlerë që shtetit tonë në tërësi i duhet gjysëm viti ta krijojë.
Duhet theksuar se në rrjetet sociale të Zuckerberg figurojnë përdorues plot 3.51 miliardë persona, ndërsa popullsia e planetit është zyrtarisht 7.8 miliardë. Plot 44.5% e njerëzve në glob përdorin një nga kompanitë e amerikanit 37-vjeçar.
Faqja e udhëhequr nga Mark Zuckerberg si dhe platformat Instagram dhe WhatsApp në pronësi të Facebook, dolën nga përdorimi për shtatë orë ditën e djeshme. për arsye të panjohura. Edhe pse kjo nuk është hera e parë që universi i zgjeruar i Facebook ka pasur ndërprerje, këtë radhë duket se bosi i rrjeteve sociale është në një situatë krejt tjetër.
Një ish-zyrtare e Facebook tashmë e dalë hapur kundër mënyrës si Zuckerberg po e drejton kompaninë gjigante, ka treguar publikisht se dezinformatat dhe nxitja e urrejtjes janë përforcuar nga platforma.
Frances Haugen, e cila do të dëshmojë para Kongresit Amerikan këtë javë, tha se “versioni i Facebook” që përdoret sot “po copëton shoqëritë tona dhe po shkakton dhunë etnike” në një shkallë globale.
“Gjëja që pashë në Facebook vazhdimisht ishte se kishte konflikte interesi midis asaj që ishte e mirë për publikun dhe asaj që ishte e mirë për Facebook, dhe Facebook gjithnjë zgjodhi të optimizonte për interesat e tij, si të fitonte më shumë para,” tha Frances Haugen.
Sikurse e thamë më lart, Mark Zuckerberg vazhdon të jetë në top 5-shen e njerëzve më të pasur të planetit. Pasurisë së tij tashmë 121.6 miliardë dollarëshe ia kalojnë vetëm Bill Gates i Microsoft (124 miliardë dollarë), Bernard Arnault i brandeve të modës si Louis Vuitton (153), Jeff Bezos i Amazon (186) dhe Elon Musk i Teslas dhe SpaceX (211). ©LAPSI.AL 

Related Posts

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026
Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)
Pikante

Kryetari i bashkisë nxjerr zorrën dhe lag protestuesit që i kishin shkuar poshtë zyrës (VIDEO)

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

Breshëri plumbash në Sarandë, 50-vjeçarit i bëhet atentat (Emri)

18/07/2026
FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

FIFA “kopjon” NBA, skuadra kampione do të marrë edhe…unazën e kampionit

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al