• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Conference League” në Tiranë, Reja: Ja çfarë fiton Shqipëria

06/12/2020
Një tjetër futbollist merr ftesë, Reja në hall

Trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Edoardo Reja, ka komentuar vendimin e UEFA-s për të zhvilluar finalen e turneut më të ri “Conference League” në vitin 2022 në stadiumin “Air Albania” të Tiranës.
Duke folur për FSHF.org tekniku italian i kuqezinjve shprehet mjaft i lumtur me vendimin, ndërsa shpjegon se kjo është një arritje e madhe për Federatën e Futbollit, Presidentin Duka, por edhe Shqipërinë.
“Jam surprizuar për mirë kuptohet nga ky vendim i UEFA-s. Sigurisht me stadiumin e ri të ndërtuar së fundmi edhe faktin që Shqipëria po rritet, ky është motiv i madh kënaqësie veçanërisht për Federatën Shqiptare të Futbollit. Sepse një ngjarje e këtij lloji, pra organizmi dhe pritja e finales së një kompeticioni të UEFA-s është diçka historike për Shqipërinë. Kjo do të thotë që vendi tashmë ka besueshmëri edhe në nivel evropian. Sigurisht, më duhet të them se meritë të madhe ka edhe Presidenti Duka, i cili me raportet që ka krijuar ndërkombëtarisht, me besueshmërinë që ka fituar në forumet e larta evropiane ka bërë që edhe UEFA të ketë besim te projekti i Shqipërisë. Në fakt, pas ndërtimit të stadiumit Presidenti Duka më pati thënë se synimi i tij ishte që të luhej një finale e madhe në Shqipëri dhe sigurisht që ai ka pasur rol kyç në këtë mes”, – thotë Reja.
Më tej, tekniku vlerëson stadiumin e ri të kryeqytetit, që sipas tij do të jetë një reklamë e shkëlqyer për imazhin e Shqipërisë jashtë vendit. “Në aspektin sportiv shqiptarët do të kenë mundësi të shohin ‘live’ një finale ku vlerat teknike janë të një niveli të lartë, duke shpresuar që në këtë sfidë të vijnë skuadra të rëndësishme. Të organizosh një finale të tillë në stadiumin e ri, që është një vërtetë një xhevahir, do të thotë shumë edhe për imazhin e Shqipërisë në nivel ndërkombëtar. Urojmë të shohim një ndeshje të bukur dhe stadiumi të jetë plot, pasi deri atëherë shpresoj që edhe pandemia të ketë mbaruar.
Është e vështirë që UEFA të të japë një organizim të tillë nëse nuk ka garancitë e duhura që vendi është në gjendje të presë një finale evropiane. Edhe në aspektin turistik pritja një eventi të tillë është shumë e rëndësishme pasi do të ketë të ardhura për të gjitha baret, restorantet, hotelet. Nëse të huajve do t’u pëlqejë vendi mund të kthehen sërish për pushime”, – vijon trajneri i kuqezinjve.
“Shqipëria po rritet, po zhvillohet dhe po përpiqet të bëhet gradualisht si vendet e tjera të BE-së. Madje, në futboll ka ecur shumë përpara dhe ka treguar se është në nivel me vendet e tjera të unionit. Pastaj janë edhe shkëmbimet kulturore, eksperienca të reja për mentalitete të ndryshme dhe raporte të reja që krijohen në këto raste të pasurojnë dhe e ndihmojnë vendin të zhvillohet. Ky event nuk vlen vetëm për natën e finales, por ka efekte të shumta pozitive javë para ndeshjes dhe më pas me jehonën e ndeshjes”, – u shpreh ndër të tjera trajneri i Kombëtares, Edoardo Reja në prononcimin e tij.

Related Posts

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24
Sport

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë
Sport

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
Legjionarët/ Gola kuqezi, Manaj realizon sërish, por s’mjafton. Kristjan Shpendi e mbyll aventurën te Çesena me gol – Balkanweb.com – News24
Sport

VIDEO/ Dopietë në Turqi, Manaj “rrëmben skenën” me Sivasspor

02/09/2026
“Broja s’është i dëmtuar”, tekniku i Burnley “lë në klasë” sulmuesin kuqezi
Sport

Shitja nga Burnley jep efektet e para, rikthehet Armando Broja dhe pse jo si do të donte

02/09/2026
Çmim për të fituar më vonë – Balkanweb.com – News24
Sport

Antoneli e nis Monzën nga fundi, shefi i Mercedesit: Çmim për të fituar më vonë

02/09/2026
NOTA/ “Magji” në Champions, Asani realizon një kryevepër, feston si CR7 (VIDEO)
Sport

VIDEO/ Asani realizon gol në Iran, i dyti sezonal – Balkanweb.com – News24

02/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Betejë “bomberash”, Seferi i përgjigjet Manajt, sulmuesin “pushtojnë” Turqinë (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

03/09/2026
Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

Bayern përmbys Osnabruck, spektakël bavarez në Kupë

03/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al