COVID-19 i ka marrë jetën efektivit të Policisë Rrugore të Shkodrës, Safet Morina. Ai nuk ka mundur t’i mbijetojë dot luftës me koronavirusin dhe ka ndërruar jetë. Mësohet se Morina mbante postin e komandantit të qarkullimit rrugor në qytetin e Shkodrës.
I ndjeri la pas vetës katër fëmijë. Ndërkohë po për shkak të koronavirusit ka ndërruar jetë ditën e djeshme drejtori i birrës “Peja”, Ernest Jusufi.
Raportohet se ai ishte i infektuar me Covid-19 dhe ka vdekur në Shkup. Lajmin për vdekjen e tij e ka konfirmuar gazetari Adriatik Kelmendi, nëpërmjet një njoftimi në Facebook.
“Ernest Jusufi, një afarist shembull dhe një shok i mirë. Ngushëllime familjes dhe miqve të shumtë!”, ka shkruar Kelmendi, i cili ka publikuar edhe një fotografi të të ndjerit.