• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Covid i merr jetën mjeshtrit shqiptar në cirkut

12/08/2020
Covid i merr jetën mjeshtrit shqiptar në cirkut

Kosta Papanikolla, një nga pionierët e Cirkut shqiptar ka mbyllur sytë në Itali në moshën 88-vjeçare. Papanikolla, që ndryshe njihej si ‘Daja’, ka ndërruar jetë në vendin fqinj, ku po kurohej pasi ishte i infektuar me Covid-19.

Lajmin e hidhur e kanë bërë me dije mediat italiane, të cilat shkruajnë se Papanikolla është shuar më datë 9 gusht, para tre ditësh, në spitalin e Udine-s. Kosta Papanikolla vuante gjithashtu edhe nga sëmundje të tjera.

Kush ishte Kosta Papanikolla?

Ai lindi më 11 maj në vitin 1932, në Elbasan. Papanikolli u njoh me Telat Agollin gjatë kryerjes së shërbimit ushtarak në vitin 1951 dhe kjo gjë ndikoi që ai të lidhej me artine cirkut. Papanikolli u stërvit me grupin e akrobatëve të drejtuar nga Belul Hatibi dhe konkurroi për të marrë pjesë në shfaqjen e parë të Estradës së Shtetit në vitin 1952. Në vitin 1954 u emërua si akrobat definitiv në këtë Estradë.

Gjatë karrierës së tij artistike, Kosta Papanikolla është aktivizuar dhe ka debutuar në disa profile të cirkut duke realizuar numra xhonglerimi, numra ekuilibri me trungje, me bambu dhe shkallë, numra në ajër, etj.

Ai ka kryer specilizim 1-vjeçar në Kinë në vitet 1975-1976 dhe ka kryer arsimin e lartë profesionalnë Institutin e Kulturës fizike “Vojo Kushi”. Papanikolli dha një kontribut të madh si mësues në Studion e parë të fëmijve të ngritur në Cirk në vitet 1976-1980. Kosta Papanikolli shtë dekoruar me urdhërin “Nam Frashëri” i Klasit të parë dhe të dytë. Deri kur doli në pension (1983) ai ishte pjësëmarrës në të gjitha premierat e realizuara nga stafi. Pas vitit 1990 ai u vendos me familjen në qytetin e Udines në Itali.

Related Posts

Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula
Kryesore

Aksident tragjik në autostradën Vlorë-Fier, humb jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula

16/11/2026
Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen
Kryesore

Skandali i dopingut/ Pirro Dhima jep dorëheqjen si këshilltar pas arrestimit të vëllait, Ministria greke e Sportit s’ia pranon: S’ke lidhje me çështjen

16/11/2026
Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin
Kryesore

Vrasja e shqiptarit në Spanjë për sherrin për 5 euro, autoritetet spanjolle kërkojnë 22 vite burg për autorin

16/11/2026
Protestë me topa para Kryministrisë
Kryesore

Protestë me topa para Kryministrisë

15/11/2026
Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë
Kryesore

Gazeta amerikane shpjegon pse u shty Samiti i NATO-s në Tiranë

15/11/2026
Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!
Kryesore

Odhise Dhima flet nga burgu: I kërkoj falje vëllait tim Pirro, e kam vënë në pozitë të vështirë!

15/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mamaja e Ronaldos sulmon Jesus, trajneri reagon: Duhet të merrem me të tani? Edhe unë kam një nënë…

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al