Një ndihmës anestezist në kirurgjinë e Spitalit “Omer Nishani” në Gjirokastër dyshohet se është infektuar me Covid. Burime te Argjirolajm.net bëjnë të ditur se mjekut i ka dalë tamponi negativ, por në skaner ka shenja të virusit. Për këtë arsye ai është karantinuar, ndërsa zyrtarisht pohohet se salla e kirurgjisë vijon të punojë normalisht. Në total në këtë spital janë marrë 20 tampone dhe sipas burime nga brenda spitalit, salla do të qëndrojë e mbyllur deri në daljen e përgjigjeve. Pritet në orët në vijim për të parë se çfarë do të ndodhë me spitalin e Gjirokastrës, pas përgjigjeve të tjera të tamponëve.