• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi në fshatrat e Këlcyrës: Në 2 vitet e ardhshme përfundojmë ujitjen e të gjitha tokave bujqësore në Shqipëri

11/06/2017
Çuçi në fshatrat e Këlcyrës: Në 2 vitet e ardhshme  përfundojmë ujitjen e të gjitha tokave bujqësore në Shqipëri

Kryesuesi i listës së kandidatëve për deputetë në qarkun Gjirokastër, z.Bledi Çuçi zhvilloi një seri takimesh në fshatra të Tepelenës dhe Këlcyrës ku ka njohur banorët me projektin e PS për rilindjen rurale.

Çuçi u ndal fillimisht në Krahës të Tepelenës ku ndërsa solli në vemendje se vetëm në 3 vite falë sistemit të kanaleve ujitëse dhe vaditës u bë e mundur vaditja e 225 mijë hektarë tokë, premtoi se në 2 vitet e ardhsme do të bëhet e mundur vaditja e të gjitha tokave bujqësore ne Shqipëri.

“Në 25 vite, ishin 125 mijë hektarë tokë që vaditeshin nga kanalet vaditëse, në 3 vite e çuam në 225 mijë hektarë. Në dy vitet e ardhshme nuk do ketë asnjë hektarë tokë të punueshme në Shqipëri, tokë bujqësore, që nuk do vaditet nga sistemet e kanaleve vaditëse. Ky është një premtim. Vetëm në 2 vjet dyfishuam atë që nuk ishte bërë në 25 vite. Dhe në 2 vitet që do vijmë, përfundojmë të gjithë ujitjen e tokave bujqësore ne Shqipëri”, u shpreh Çuçi.

Ai garantoi gjithashtu edhe dhënien fund të një prej problemeve që kanë shoqëruar fermerët dhe blegtorët, diskriminimin e tyre në përfitimin e subvencioneve.

“Jam shumë dakord që mënyra se si janë ndare subvencionet ka lënë për të dëshiruar, ka pasur edhe diskriminime për shkaqe politike, apo ka pasur edhe pjesë të aferave korruptive, por u premtoj se kjo kohë ka marrë fund. Në 26 qershor do kemi skemë tjetër të shpërndarjes së subvecioneve në bujqësi e blegtori dhe askush nuk do të diskriminohet për teserën e partisë apo për përktasinë partiake, siç është bërë deri tani, një nga pikat më të këqija, që për të cilën ne edhe kërkojmë ndjesë padiskutim”.

Në një takim me banorë të fshatit Podgoran ne Këlcyrë,  Çuçi kërkoi votë për një qeverisje të vetme të PS, duke thëne se zgjedhja mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës nuk la vend për dyshime.

“I kemi provuar të dy, kemi provuar edhe Luzim Bashën, në Tiranë, e kemi pasur 4 vite kryetar bashkie dhe nuk ka bërë asgjë. Absolutisht asgjë . E kemi provuar edhe Edi Ramën dhe s’ka nevojë t’u them sepse e dini shumë mirë çfarë ka qenë në gjendje të bëjë ai njeri për Shqipërinë dhe me çfarë këmbëngulje ka bërë transformim kolosal të Shqipërisë”.

Çuçi së bashku me kandidatin Laert Duraj dhe kryebashkiakun e Këlcyrës, Klementi Ndoni ishin edhe në fshatrat Qafë Sukë, Fshtat i Ri dhe Rodenjë.

Related Posts

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë
Kryesore

Arrestohet ish-drejtori i Kadastrës në Fier, veprimet e tij janë denoncuar edhe në SPAK 2 vite më parë

16/09/2026
Kurbani i fundit për Kosovën
Blog

Kurbani i fundit për Kosovën

16/09/2026
Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët
Blog

Drejtësi apo turp? Shqiptarët janë dënuar për luftën me 150 vite burgim më shumë se serbët

16/09/2026
Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim
Kryesore

Rexhep Selimi dënohet me 13 vite burgim

16/09/2026
Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim
Kryesore

Kadri Veseli dënohet me 18 vite burgim

16/09/2026
Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg
Kryesore

Jakup Krasniqi dënohet me 25 vite burg

16/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri

17/09/2026
EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

EURO U-17 për vajza/ Ndeshjet e raundit të parë të grupit B1 do të zhvillohen në Shqipëri – Balkanweb.com – News24

17/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al