• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi: Sikur asgjë të mos kishim bërë, imagjinoni që Vlora dhe Shqipëria të binte sërish në dorë të Berishës

11/04/2025
Çuçi: Sikur asgjë të mos kishim bërë, imagjinoni që Vlora dhe Shqipëria të binte sërish në dorë të Berishës

Ndalesa e radhës e drejtuesit politik të Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, ishte Rajoni 3 në qytetin e Vlorës, aty ku prezantuan kandidatet për deputete, Zamira Sinaj dhe Briseida Çakërri. E para në listën e mbyllur të PS-së dhe e dyta në listën e hapur.

Çuçi tha gjatë fjalës së tij para anëtarëve dhe simpatizantëve të PS-së se në këto zgjedhje është mundësia historike për të fituar 9 mandate deputetësh qarkun Vlorë.

“Me plot gojën sot në vigjilje të një fushate ku do kërkojmë mandatin e katërt, ne themi po, Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund ta çojë përpara Shqipërinë dhe mund ta bëjë pjesë të Bashkimit Europian. Nuk ka forcë tjetër në Shqipëri. Nuk është e lehtë t’u kërkosh votën njerëzve pas 3 mandatesh qeverisje sepse qeverisja të konsumon, por nën vizionin e kryeministrit Edi Rama ne ia kemi dalë të jemi oferta e vetme për shqiptarët”, deklaroi Çuçi.

Për transformimin e Vlorës dhe shndërrimin e saj në një destinacion të turizmit në Mesdhe, Çuçi tha se kjo nuk ka ndodhur rastësisht dhe as ka ardhur nga qielli. Dikur sipas tij Vlora nuk kishte jetë dhe as një perspektivë të qartë zhvillimore.

“Sot Vlora është perla e Mesdheut dhe është një nga vendet turistike me atraksionin më të madh. Këto gjëra duhet t’ua kujtojmë vlonjatëve sepse këto nuk kanë ardhur nga qielli, por i kemi bërë ne socialistët. Kjo fushatë shkon përtej pragut tonë. Shkon përtej interesit tonë si vlonjat, kjo fushatë shkon për të ardhmen e fëmijëve tanë, shkon për Shqipërinë pjesë e Bashkimit Europian”, u shpreh Çuçi.

Sipas drejtuesit politik të socialistëve, kthimi pas në kohën e Sali Berishës do të ishte fatal për Vlorën dhe Shqipërinë.

“Sikur asgjë mos kishim bërë nga këto që po ju them, sikur asgjë të mos ishte realitet i afërt në 2027. Po të mbyllim sytë dhe dikush të na thotë në vesh: keni alternativë Sali Berishën. A e imagjinoni dot çdo të ndodhte këtu në Vlorë dhe në të gjithë Shqipërinë, që të binte në dorën e Sali Berishës Vlora dhe Shqipëria prapë? Prandaj them se kemi një rast historik që ne të marrim 9 mandate këto zgjedhje për qarkun e Vlorës”, deklaroi Çuçi.

Related Posts

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave
Lajme

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
Kryesore

Abuzimi i 13-vjeçares, policia shtrin hetimet edhe në Gjirokastër

24/11/2026
Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para
Kryesore

Shpërthim në lokalin e një shqiptari në Athinë, dyshimet e para

24/11/2026
Ben Ahmetaj do të përjashtohet nga PS? Ja çfarë thotë Blendi Klosi
Kryesore

Klosi tregon pse u përjashtua Elisa Spiropali: Iu dha mundësia të dëgjohet…

24/11/2026
Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun
Kryesore

Caktohet data kur nis gjyqi për Belinda Ballukun

24/11/2026
Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi
Kryesore

Burg përjetë për shqiptarin që vrau bashkëshorten në Greqi

24/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Është një lojtar ndryshe…(VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Është një lojtar ndryshe…(VIDEO) – Balkanweb.com – News24

25/11/2026
Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

Me origjinë nga Tepelena, prezantohet Drejtori i ri i Doganave

25/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al