• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çuçi takim me pensionistët në Delvinë: Brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj

20/04/2025
Çuçi takim me pensionistët në Delvinë: Brenda këtij mandati s’do të ketë pension nën 200 euro në muaj

Drejtuesi politik i Partisë Socialiste në qarkun Vlorë, Bledi Çuçi, zhvilloi një takim me pensionistë në Delvinë. Bashkë me kandidatët për deputetë, Ardit Bido dhe Ina Majko, Çuçi kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit.

“Ne jemi në borxh me ju, kjo s’ka asnjë diskutim. E kemi thënë gjithmonë këtë gjë, por siç dihet e kemi marrë Shqipërinë në një nivel ekonomik minus, jo zero. Kemi kaluar në këto vite qeverisje dy fatkeqësi shumë të rënda siç ishte tërmeti dhe pandemia qe na morën shumë buxhet dhe shkatërroi ekonomi më të forta se kjo e jona. Por prapë ne ditëm të ringrihemi dhe sot flasim për disa reforma, përfshi edhe atë në Skemën e Pensioneve. Në 2013 kur ne morëm qeverisjen pensioni mesatar ka qenë 86 euro, në 2024 është 175 euro. Dhe në 2030, pensioni mestar do të jetë 400 euro. Ndërsa pensioni minimal do të bëhet 200 euro. Nuk do të ketë më pension nën 200 euro brenda këtij mandati”, tha Çuçi teksa përmendi këtu edhe bonuset që qeveria ka shpërndarë për pensionistët.

Në vijim të diskutimit Çuçi vlerësoi dy kandidatët, Ardit Bido dhe Ina Majko dhe kërkoi mbështetjen me votë për Partinë Socialiste, si dhe theksoi rëndësinë e këtyre zgjedhjeve për integrimin e vendit në BE.

“Nuk e kemi problem fitoren ne në këto zgjedhje. E di këtë edhe vetë Sali Berisha. Ne duam të konsolidojmë shtetin shqiptar dhe këtë transformim që ka pësuar Shqipëria, me qëllim final, anëtarësimin në Bashkimin Europian. Në 2027 nënshkruajmë kontratën me BE-në dhe më pas vijon procesi politik i ratifikimit të anëtarësimit tonë në BE. Kjo do të sjellë përfitime të jashtëzakonshme për të gjithë”, tha Çuçi.

Related Posts

Aksident në Kardhiq-Delvinë, familja po kthehej nga pushimet në Sarandë, plagoset vajza e mitur
Kryesore

Rriten me 6.2% aksidentet në tetë muajt e parë të 2026, ja ndarja sipas qarqeve

28/09/2026
Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë
Kryesore

Kumbaro: Ndalim kategorik i telefonit në klasë, rritje e vigjilencës për çdo problematikë

28/09/2026
Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH
Kryesore

Kush është Elvis Lila, shefi i ri i komanduar i SHISH

28/09/2026
“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona
Kryesore

“Më duhen 100 mijë euro”, si u tentua të mashtrohej Armando Duka në emër të Taulant Ballës. Policia arreston dy persona

28/09/2026
Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para
Kryesore

Athinë, digjet lokali ku u vra shqiptari Pëllumb Islami, dyshimet e para

28/09/2026
Paralajmërimi për WhatsApp-in, ja si të mbroni llogarinë tuaj nga hakerimi
Kryesore

Paralajmërimi për WhatsApp-in, ja si të mbroni llogarinë tuaj nga hakerimi

28/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nuk mbahet në Bjellorusi, zyrtarizohet stadiumi ku luan Shqipëria ndeshjen e fundit të grupit – Balkanweb.com – News24

Nuk mbahet në Bjellorusi, zyrtarizohet stadiumi ku luan Shqipëria ndeshjen e fundit të grupit

28/09/2026
Nga loja e Muçit te mungesa e Brojës, Maran me zgjedhje të guximshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Nga loja e Muçit te mungesa e Brojës, Maran me zgjedhje të guximshme (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

28/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al