• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin shifrat, ja sa pak kontribuon qarku Gjirokastër në rritjen ekonomike të vendit

18/06/2018
Gazetari sfidon Tritan Shehun: Eja ta shpëtojmë bashkë Gjirokastrën (I kujton edhe firmën e tij të naftës kontrabandë)

Tirana dhe Vlora kanë qenë kontribuueset kryesore në rritjen ekonomike në vend për vitin 2016.
Të dhënat e Institutit të Statistikave për Prodhimin e Brendshëm Bruto sipas Rajoneve Statistikore tregojnë se vitin 2016, PBB me çmime korrente u vlerësua 1.475.251 milionë Lekë, duke shënuar një rritje në terma realë prej rreth 3,35 %, krahasuar me vitin 2015.

“Kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2016, e ka dhënë Qarku Tiranë me +1,62 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Vlorë me + 0,44 pikë përqindje dhe Qarku Durrës me +0,39 pikë përqindje. Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Fier me -0,50 pikë përqindje, i pasuar nga Qarku Kukës me një kontribut prej -0,04 pikë përqindje dhe Qarku Gjirokastër me një kontribut prej +0,06 pikë përqindje” thuhet në njoftimin e INSTAT.

I njëjti vlerëson se sipas rajoneve statistikore në nivel 3, rritjen më të lartë e shënoi Qarku Vlorë me një rritje në terma realë prej 7,69 %, i ndjekur nga Qarku Korçë me një rritje në terma realë prej 6,20 % dhe Qarku Dibër me një rritje në terma realë prej 6,19 %.“Rritja ekonomike u ngadalësua në Qarkun Fier, duke shënuar një rënie në terma realë prej 4,22 % dhe në Qarkun Kukës me një rënie në terma realë prej 2,04 % PBB për frymë sipas niveleve statistikore” thuhet në raport. PBB për frymë Prodhimi i Brendshëm Bruto për frymë në vend ka shënuar rritje duke regjistruar vlerën 513 mijë Lekë. Krahasuar me vitin 2015 PBB për frymë u rrit me 3,0 %.

Lidhur me nivelin më të lartë të PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore, në vitin 2016, në krye ishte Tirana me 669 mijë Lekë dhe shënoi një rritje prej 1,9 % krahasuar me vitin 2015. “PBB për frymë e këtij qarku ishte 36,4 % mbi mesataren e vendit. Më pas renditet Qarku Fier, me 530 mijë Lekë, duke shënuar një rënie prej 4,2 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 3,3 % mbi mesataren e vendit. Niveli më i ulët i PBB-së për frymë sipas rajoneve statistikore në nivel 3 në vitin 2016, u vlerësua në Qarkun Kukës me rreth 314 mijë Lekë duke shënuar një rënie me 1,2 %, krahasuar me vitin 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 38,8 % nën mesataren e vendit. Më tej, me PBB-në për frymë më të ulët vijon Qarku Elbasan me rreth 360 mijë Lekë duke shënuar një rritje me 3,8 % ndaj vitit 2015. PBB për frymë e këtij qarku ishte 29,9 % nën mesataren e vendit” vlerëson INSTAT.

Standardi i Fuqisë Blerëse. “PBB e Republikës së Shqipërisë e shprehur në Standardin e Fuqisë Blerëse (Purchasing Power Standard – PPS) në vitin 2016 është 24.468 PPS. PBB për frymë në PPS për vitin 2016 për Republikën e Shqipërisë është 29,1 % e mesatares së Bashkimit Evropian BE28 = 100 (shih shënime metodologjike)./monitor

Related Posts

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)
Kryesore

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave
Kryesore

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
4-vjeçarja bie nga ballkoni i banesës në Lezhë, transportohet drejt Spitalit të Traumës në Tiranë
Kryesore

Humb jetën 36-vjeçari gjatë ngarkimit të drurit

11/07/2026
Reagon Gaz Bardhi: Vëllai i Olsit foli shumë, por s’tha asgjë
Kryesore

4.2 milionë euro për koncertin e Kanye West, Bardhi paralajmëron kallëzim ne SPAK për Ramën

11/07/2026
Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë
Kryesore

Humbi jetën nga zjarri që përfshiu banesën, 72-vjeçari ia vuri vetë flakën shtëpisë

11/07/2026
Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës
Kryesore

Dita e 42-të e protestës, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

“Tirona O nona” / Rama shpërndan pamje nga koncerti i Kanye West: Shqipëria e bukur europiane (VIDEO)

11/07/2026
Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

Reuters për Zvërnecin: Biznesmeni që i shiti tokën Kushner, në hetim. Dyshohet se falsifikoi tapitë e tokave

11/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al