Turistët e huaj po preferojnë gjithmonë e më shumë të vizitojnë Shqipërinë, por e njëjta tendencë është edhe për shqiptarët të cilët po zgjedhin të pushojnë jashtë. Të dhënat e INSTAT konfirmojnë këtë tendencë gjithmonë e në rritje.
Ndërkohë vetëm gjatë muajit korrik numërohen 1.1 mln të huaj që kanë zgjedhur Shqipërinë duke pësuar një rritje prej 14.5 % krahasuar kjo me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por edhe qytetarët shqiptarë kanë zgjedhur që të pushojnë në vende të tjera kryesisht në Turqi dhe Greqi. Madje sipas të dhënave gjatë korrikut ku numër është rritur me 10.9% nëse krahasohet me korrikun e 2018.
Por edhe pse kemi pasur rritje të numrit të turistëve të huaj peshën kryesore e mban turizmi patriotik pasi shtetasit kosovar kanë pasur rritjen më të madhe me 25,5 %.
Rritje të ndjeshme të numrit të turistëve të huaj që vijnë në Shqipëri kanë pësuar sidomos turistët gjerman dhe ata zviceran. Ndërsa uljen më të ndjeshme e ka pasur Polonia me 14,6 %.
Në shtatë muaj në vend numërohen në total rreth 3.3 mln të huaj të cilët kanë hyrë në Shqipëri kryesisht për të kaluar pushime.