• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dalin statistikat, ekonomia shqiptare ka humbur 1 miliard euro nga pandemia Covid-19

28/12/2020
Protestat në Tiranë/Për herë të parë në 30 vjet dëmtohen godinat ku ruhen thesaret e kombit

Pandemia e Covid-19 ia ka dhënë një goditje të fortë ekonomisë këtë vit, me humbjet që sa vijnë e shtohen. Sipas INSTAT, ekonomia ra me gati 3.5% në tremujorin e tretë, pas një tkurrjeje me 10.2% në të dytin dhe 2.5% në të parin.
Sipas tabelave zyrtare të INSTAT, për 9 mujorin 2020, prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të prodhuara nga ekonomia për një periudhë të caktuar kohe) ishte 1.17 trilionë lekë (9.4 miliardë euro). Në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ekonomia ka prodhuar rreth 90 miliardë lekë (720 milionë euro) më pak.
Por kjo është vetëm humbja në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Nëse e gjithë bota nuk do të ishte pushtuar nga pandemia dhe pasojat e saj, ekonomia vendase parashikohej të rritej edhe me 3-4% në 2020-n, ndërsa inflacioni do të luhatej në 1.5-2%. Ndaj, krahas rënies në raport me një vit më parë, ekonomia ka humbur për 9 mujorin edhe rreth 300 milionë euro, që është rritja e munguar nëse nuk do të kishte shpërthyer pandemia.
Si rrjedhojë, për 9 mujorin, humbjet e shkaktuara nga pandemia (rënia në raport me vitin e kaluar dhe rritja e munguar) i kanë kaluar 1 miliardë euro.
Kjo është hera e parë, të paktën prej vitit 2009, kur INSTAT raporton të dhënat, që vlera e prodhimit të brendshëm bruto është në rënie (shih grafikun: PBB me çmimet korente, të papërshtatura sezonalisht, 9 mujori).
Të dhënat e INSTAT tregojnë se tkurrja më e fortë ishte në tremujorin e dytë (-570 mln euro më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë); -94 milionë euro në të parin dhe -130 milionë euro në të tretin.
Sektori më i goditur ka rezultuar “Tregtia; transporti; aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor”, që ka qarkulluar rreth 250 milionë euro më pak në krahasim me 9 mujorin, në një sinjal të dobësisë së konsumit si dhe të pasojave që kanë dhënë se aktivitetet e akomodimit dhe shërbimit ushqimor rënia e turizmit (për 9 mujorin (hyrjet e shtetasve të huaj për periudhën në fjalë ranë me 61%, ose 3.3 milionë turistë më pak).
Sektori i dytë me rënien më të fortë është industria gjithsej (-170 milionë euro), ku tkurrja më e madhe ishte në industrinë nxjerrëse, teksa në prill disa prodhues të mëdhenj të naftës, përfshirë Bankers Petroleum, ndërprenë përkohësisht prodhimin. Më pak e ndikuar ishte industria përpunuese, që u gjallërua sidomos në tremujorin e tretë.
Aktivitetet shkencore, profesionale , administrative dhe mbështetëse kanë qarkulluar rreth 90 milionë euro më pak. Më pak të goditura ishin shërbimet financiare e sigurimet, ndërtimi, bujqësia, ndërsa i vetmi që ka vijuar rritjen në kohë pandemie është aktiviteti i pasurive të paluajtshme (shih grafikun: Ndryshimi vjetor i PBB-së me çmime korente, në mln lekë, 9M 2020/9 M 2019).
Sipas informacioneve nga tregu, shtatori ishte muaji më i mirë, pas pandemisë, e reflektuar kjo dhe në të ardhurat buxhetore të tetorit (që tregojnë ecurinë e muajit të mëparshëm), që ishin më të lartat që pas pandemisë dhe në të njëjtin nivel të një viti më parë (shih grafikun: Ecuria e të ardhurave buxhetore, sipas muajve).
Ecuria e shtatorit u ndikua dhe nga hyrjet më të larta të shtetasve të Kosovës, që ishin mbi 40% më të larta me bazë vjetore. Më pas, përkeqësimi i situatës së pandemisë dhe kufizimet e pjesshme vlerësohet të kenë ndikuar sërish negativisht ekonominë në tremujorin e tretë. Sidomos në dhjetor, që zakonisht është një muaj ku aktiviteti tregtar dhe i shërbimeve gjallërohen për shkak të festave, konsumi po rezulton i dobët, pas masave të reja shtrënguese, duke rrezikuar që për të pestin tremujor radhazi, ekonomia të qëndrojë në territor negativ.
Për 9 mujorin, rënia mesatare e PBB-së sipas të dhënave paraprake të INSTAT është rreth 5.4%, më e larta që prej vitit 1997, por që gjithsesi mbetet më e ulët se skenari më negativ i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim prej -9%./Monitor

Related Posts

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore
Kryesore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera
Kryesore

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë
Kryesore

Miliona për ujësjellësin që nuk furnizon me ujë banorët, KLSH zbulon abuzimin me tenderat në Bashkinë Tepelenë

14/11/2026
Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu
Kryesore

Shënimet që fundosën vëllain e Pirro Dhimës, emra sportistësh, shuma parash dhe preparate të dyshuara dopingu

13/11/2026
Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi
Lajme

Aksident, makina përmbyset, shpëton mrekullisht shoferi

13/11/2026
Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri
Kryesore

Policia zbarkon në Vlorë, kontrolle nëpër rrugë për personat me rrezikshmëri

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

Bashkia Dropull, 13.2 milionë lekë në pikëpyetje: KLSH zbulon dëme ekonomike, taksa të pambledhura dhe 21 persona në fokus të masave disiplinore

14/11/2026
Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

Raporti i KLSH për Bashkinë Gjirokastër, dëm ekonomik për ujësjellësin e Lazaratit, probleme në disa investime të tjera

14/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al