• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dash Shehi për dënimin e Saimir Tahirit: U mbars mali dhe polli një mi

09/02/2022
Dash Shehi për dënimin e Saimir Tahirit: U mbars mali dhe polli një mi

Dashamir Shehi e sheh të pamjaftueshëm dënimin me 3 vite e 4 muaj të Saimir Tahirit për shpërdorim detyre, pasi sipas tij ka mjaft të rinj që gjenden nëpër qeli dhe kanë marrë dënime edhe më të rënda për trafik apo përdorim të lëndëve narkotike.

I ftuar në Radarin Informativ, Shehi tha se pavarësisht skepticizmit, me të cilin ai e sheh këtë dënim, ai duhet konsideruar një veprim pozitiv dhe një rezultat i parë i Reformës në Drejtësi.

“Me zullumet që ka bërë kjo qeveri sërish me duket pak. Por le ta konsiedrojmë një shenjë pozitive që diçka po ndryshon në frontin e drejtësisë. Bugrosja e Tahirit i ka të dyja anët. Quhet pozitive që për herë të parë po dënohet një ministër i Brendshëm, por në situatën që është Shqipëria, ku është mbjellë droga sikur të ishte misër, kjo më duket pak”, tha Shehi.

Kreu i LZHK-së se kanabizimi i vendit u bë nga qeveria me qëllimin që të qarkullonte shumë para në vend, të cilat më pas do të mblidheshin në pak duar siç edhe janë mbledhur sipas tij.

“Kanabizimi i vendit ka qenë politikë e nxitur nga kryeministri për të gjeneruar para dhe që këto ara të grumbulloheshin diku siç janë grumbulluar.

Kemi 4-5 mijë vetë nëpër burgje për drogë ku shumica janë përdorues dhe transportues. Kemi të rinj që po rrinë nga 5-6-7 vjet në burg dhe Tahiri del me 3 vite burg. Unë nuk ndjej ndonjë kënaqësi që të shoh njeërëzit në burg, por kjo bie erë”, tha ai.

Shehi tha se pret më shumë nga drejtësia, megjithatë ai e vlerësoi atë që e quajti guxim të prokurorëve për të kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin.

“U mbars mali dhe polli një mi. Në presim që drejtësia të pjellë diçka më shumë se sa kaq. Megjithatë po mundohem të shoh anën pozitive dhe të them që ndoshta mund të jetë hapi i parë që të sjellë kurajon e organeve drejtuese. Prokurorët kërkuan 12 vjet dhe kjo është shenjë e mirë”, tha Shehi.

Related Posts

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj
Kryesore

Verë e përgjakshme nga aksidentet, 28 viktima në më pak se dy muaj

26/07/2026
Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në aksin Vlorë-Llogara, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

26/07/2026
Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit
Kryesore

Të hënën protestuesit sërish para Parlamentit

26/07/2026
Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht
Kryesore

Ngjarja horror në Roskovec, gazetari: Rozalinda pa live vrasjen e prindërve, ish-i fejuari i saj e ka dhunuar vazhdimisht

25/07/2026
Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë
Kryesore

Ish-deputetja e PS për Ramën: Njerëzve që e humbin lidhjen me tokën, vendin e tyne dhe natyrën, nuk mund t’u zihet besë

25/07/2026
Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë
Kryesore

Përfshihet nga flakët mali i Çipinit në Vlorë

25/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Jasir Asani i jep fund dilemave, futbollisti i Kombëtares shqiptare del në stërvitje me…

U rikthye në Iran, Jasir Asani ka një mesazh për tifozët e Esteghal

26/07/2026
VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapen Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

VIDEO/ Prenga hodhi 2 herë në tapet Joshuan në raundin e parë, në të dytin boksieri britanik mori në kontroll duelin

26/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al