• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Datat për provimet kombëtare të arsimit bazë. Shkollat e jugut tërheqin tezat te DAR Gjirokastër

30/03/2018
Datat për provimet kombëtare të arsimit bazë. Shkollat e jugut tërheqin tezat te DAR Gjirokastër

Ministria e Arsimitka miratuar datat e provimeve për nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Provimet kombëtare të arsimit bazë, për vitin shkollor 2017-2018, do të zhvillohen si vijon: Lënda Gjuhë e huaj, më 11 qershor 2018. Lënda Gjuhë shqipe, më 18 qershor 2018. Lënda Matematikë, më 22 qershor 2018.

Nxënësit e pakicave kombëtare zhvillojnë edhe provimin kombëtar të arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare. Provimi kombëtar i arsimit bazë në lëndën Gjuhë amtare do të zhvillohet më 15 qershor 2018. Lista e gjuhëve të huaja, që do të jepen si provim i detyruar, janë: anglisht, italisht, frëngjisht dhe gjermanisht. Testi i gjuhës/ve të huaj/a hartohet në përputhje me gjuhën e cila në planin mësimor të arsimit të mesëm të ulët trajtohet si gjuhë e huaj e detyruar në nivelin gjuhësor A2.

Nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze janë të lirë të zgjedhin midis gjuhës së huaj të parë, që kanë filluar në klasën III, dhe gjuhës së huaj të seksionit përkatës, të filluar në klasën VI. Testi i gjuhës së huaj për nxënësit e klasave IX parapërgatitore për seksionet dygjuhëshe italiane, gjermane dhe franceze të hartohet dhe të korrigjohet në bashkëpunim me mësuesit e huaj dhe shqiptarë të këtyre seksioneve.

Provimet kombëtare të arsimit bazë fillojnë në orën 10:00 dhe zgjasin 2 orë e 30 minuta. Procedurat e hartimit dhe vlerësimit të testeve përcaktohen në rregulloren për “Procedurat e organizimit dhe zhvillimit të provimeve kombëtare të arsimit bazë, viti shkollor 2017-2018”. Për shkollat e pakicës kombëtare greke, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare përgatitet nga DAR Gjirokastër.

Në ditën e provimit, Zyra Arsimore Delvinë dhe Zyra Arsimore Sarandë tërheqin tezën në DAR Gjirokastër. Për shkollat e pakicës kombëtare maqedonase, teza për provimin në lëndën Gjuhë amtare përgatitet nga DAR Korçë dhe tërhiqet ditën e provimit nga drejtori i shkollës, shoqëruar nga përfaqësuesi i DAR Korçë. Nxënësit me aftësi të kufizuara zhvillojnë provimet kombëtare në përshtatje me veçoritë e tyre.

Related Posts

Edi Rama: Ja kur do jap dorëheqjen!
Lajme

Rama për komentet në rrjetet sociale: Jashtënxjerrin plehra në emër të guximit. Industri e llumit

07/09/2026
Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës
Kryesore

Rama në Vlorë, zbulohet arsyeja e vizitës

07/09/2026
Kryesore

Vangjel Tavo shpjegon zjarret në Himarë: S’kanë lidhje me ‘Paketën e Maleve’, zona është me AMTP

07/09/2026
Zjarret, ende aktive vatra në Finiq
Lajme

U riaktivizua gjatë natës, neutralizohet vatra e zjarrit në Çërrilë të Mallakastrës

07/09/2026
Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit
Kryesore

Bilanci tragjik nga aksidentet në rrugët e vendit gjatë gushtit

07/09/2026
Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)
Kryesore

Atentati ndaj shqiptarit në Athinë, vajza pa babanë të mbuluar nga gjaku, pamje të rënda (VIDEO)

07/09/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Show i Realit, triumfon ndaj Interit në Champions, ia dalin edhe City e Dortmund

09/09/2026
VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

VIDEO/ Spektakël i Realit në Champions, udhëheq ndaj Interit në pjesën e parë

08/09/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al