• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

27/06/2019
Datë e re zgjedhjesh, kriza mbetet

Presidenti Ilir Meta bëri sot lëvizjen e radhës. Ai dekretoi një datë të re zgjedhjesh, 13 Tetorin. Vendimin Meta e njoftoi gjatë një konference të jashtëzakonshme për mediat. Vendimi i tij erdhi pas takimeve që zhvilloi sot me kryetarin e PD, Lulzim Basha, krerët e partive të koalicionit opozitar si dhe ambasadorët e vendeve të BE, ndërsa kryeministri Edi Rama refuzoi ftesën.

Kreu i shtetit gjatë konferencës për shtyp dhe edhe shpjegimet e veta përse e kishte marrë këtë vendim. Sipas tij dy janë arsyet.

Për t’u dhënë mundësi të gjitha partive politike që të marrin pjesë në një proces gjithëpërfshirës zgjedhor. Dhe së dyti, në mënyrë që Shqipëria të marrë dritën jeshile për çeljen e negociatave, së bashku me Maqedoninë e Veriut, gjatë mbledhjes së BE e cila përkon vetëm pak ditë pas këtyre zgjedhjeve.

“Duke zgjedhur 13 tetorin si datën më të shpejtë për të garantuar zgjedhje gjithëpërfshirëse për të gjithë ata që duan të marrin pjesë dhe për të dhënë një mesazh pozitiv për një vendim pozitiv nga Këshilli i vendeve të BE”, tha Meta.

Por kreu i shtetit nuk dha garanci nëse opozita do të hynte në zgjedhje më 13 tetor.

“Duhet t’ju siguroj se nuk mund të detyroj askënd të marrë pjesë në mënyrë të pavullnetshme në zgjedhje, askënd. Detyra ime si president i republikës dhe si i vetmi institucion në kushtetutën e vendit është të jap mundësinë të gjithëve të reflektojnë, të bëhen pjesë e procesit, të heqin dorë nga axhendat e ngushta maksimaliste dhe duke qenë se është objektiv kombëtar i gjithë forcave politike anëtarësimi në BE të sillemi në mënyrë evropiane, në këto orë, ditë dhe pak muaj që kanë mbetur”- tha Presidenti.

Pas vendimit të Metës reagimi i Ramës ishte i menjëhershëm.

“A ju thashë prisni çmendurinë e dytë? Tani thjesht mëshirojeni! Data e nxjerrë nga filxhani i revolucionit imagjinar është një NULLUM ABSOLUTUM Dhe QUOD NULLUM EST NULLUM PRODUCIT EFFECTUM???? 30 QERSHORI ESHTE E VETMJA DATE ZGJEDHJESH”, shkruajti Rama në Twitter.

Këtë reagim Metës ia njoftuan gazetarët gjatë konferencës për shtyp. Në këtë moment Presidenti i bëri thirrje kryeministrit për reflektim.

“Unë shpresoj në reflektimin e të gjithëve. Se cili është qëndrimi i Ramës është i tiji në raport me paqen sociale. Axhenda ime nuk është Rama ik, por Edi reflekto! Jo provokime të një shteti paralel. Ju kujtoni se unë jam kaq i pashpresë që ai nuk do të reflektojë?! Kemi orë, kemi ditë. Sepse të gjithë shqiptarët janë të shqetësuar”, u shpre Meta.

Për datën e re të zgjedhjeve deri më tani s’ka reagim nga opozita. Eshtë e paqartë se cfarë do të ndodhë në 30 qershor dhe pas tij. Të gjithë janë para një të panjohure të madhe. Pavarësisht se kemi një datë të re zgjedhjesh, kriza mbetet sërish. Edhe nëse opozita futet në zgjedhje më 13 Tetor, por me Ramën Kryeministër, atëhere bie kauza e saj e djegies së mandateve, protestat dhe gjithcka tjetër ka thënë deri më tani. Kushtet e opozitës janë largimi i Ramës, qeveri tranzitore dhe zgjedhje të parakohshme.

Edhe 13 tetori duket se nuk zgjidh asgjë në kushtet kur Rama nuk tërhiqet nga 30 qershori. Por edhe nëse Rama e pranon si datë dhe opozita hyn në zgjedhje me të në krye të qeverisë atëhere zhbëhet i gjithë aksioni i saj opozitar i deritanishëm. Opozita s’ka hall shtyrjen e zgjedhjeve, por largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakohshme parlamentare./ lapsi.al

Related Posts

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi
Kryesore

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar
Kryesore

Nuk i mbijetoi dot plagëve të rënda, ndërron jetë 7-vjeçarja e aksidentuar

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik
Kryesore

Këshilltari i PS: Qytetarët nuk ngriheshin më përpara sepse qeveria s’të dëgjonte. Sot shteti është në nivel më demokratik

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente
Kryesore

Siguria në shkolla, Kumbaro: Kamerat për të parandaluar, jo vetëm për të hetuar incidente

16/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

IKMT gjobit dhe pezullon 5 gurore në Dhërmi

17/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al