• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

De Biasi: Përse kapiten është Agolli dhe jo Mavraj

06/02/2017
De Biasi: Përse kapiten është Agolli dhe jo Mavraj

Pas një turneu vizitash nëpër Itali, Gjermani dhe Zvicër për të ndjekur lojtarët e kombëtares, trajneri Gianni De Biasi nuk është shumë i kënaqur nga ajo çfarë ka vënë re.

“I takova disa lojtarë. I fundit ishte Sadiku, që e pashë në ndeshjen e fundit, e që për fat të keq u mund 4-0. Ai vet ishte mirë, megjithatë kemi të njëjtin problem. Kohët e fundit lojtarët tanë nuk po luajnë shumë. I referohem këtu Ajetit, i cili dje luajti 90 minuta, apo Veselit që nuk u aktivizua. Situatë që nuk na ndihmon për të pasur një gjendje të mirë të ekipit për ndeshjen e marsit”, – tha Gianni De Biasi, trajner i kombëtares së Shqipërisë.

Mes takimeve, ai me më shumë jehonë ka qenë vizita në Hamburg, te Mavraj. Mbrojtësi kuqezi, prej kohësh ka shfaqur një hatërmbetje për çështjen e shiritit të kapitenit, por sipas De Biasit, kurrsesi nuk ka ndonjë vendim për mosgrumbullim apo largim.

“Është një budallallëk që ka dalë nga mediet. Mavraj është i përfshirë në programin tonë të kombëtares. Ai na vlerëson shumë, i pëlqen gjithashtu që të jetë kapiteni, por për hierarki moshe dhe numër ndeshjesh, Agolli ka më shumë eksperiencë. Kur Agolli ta lërë futbollin dhe nëse Mavraj do të sillet mirë, do të jetë kapiten”, – tha Gianni De Biasi.

Vizita e radhës e trajnerit ka të bëjë me një ftesë të Ambasadës së Italisë, e cila do t’i dorëzojë De Biasit një nga titujt e nderit më të rëndësishëm të Republikës së Italisë.

“Është një titull nderi që e marr si italian që punoj jashtë vendit. Më vjen shumë mirë, sepse nuk është një titull nderi çfarëdo. Bëhet fjalë për titullin e ‘Kavalierit’ të Republikës së Italisë. Më vjen shumë mirë që, edhe pse jetoj jashtë vendit tim për arsye të profesionit, puna e bërë këtu më ka dhënë vlerësimin e duhur, jo vetëm mua, por të gjithë Shqipërisë”, – tha në fund De Biasi për Top Channel.

Related Posts

Gazetari analizon ndeshjet e Shqipërisë: Ky është momenti i Silvinjos
Kryesore

“Blindim” apo riformatim, Silvinjo në udhëkryq. Beogradi mund të ndryshojë skenarin

16/06/2025
E ardhmja e Brojës në ngërç, klubi anglez do të bëjë “klering” me shqiptarin
Lajme

Muç Nano: M’u thaftë goja, por kam frikë se Armando Broja nuk bëhet më

15/06/2025
Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar
Lajme

Futbollisti i Kombëtares la gjithçka hapur për klubin shqiptar

15/06/2025
Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj
Lajme

Sokol Kushta sulmon Silvinjon: Po të qe në Brazil nuk do e mbanin 24 orë. Ky trajner arrogant e me kapriço bën veprime që nuk i kuptoj

13/06/2025
Astrit Hafizi Sylvinho
Kryesore

Astrit Hafizi: Sylvinho duhet të largohet. Shqipëria nuk bën një gjuajtje në portë

13/06/2025
Sulmuesi shqiptar që injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Serinë A
Lajme

Sulmuesi shqiptar që injorohet nga Silvinjo mund të luajë në Serinë A

12/06/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet

Polici i kërkoi të ndalonte, shoferi në Gjirokastër shkeli gazin, vihet nën hetim

16/06/2025
Vatra zjarri aktive në Finiq e Konispol

Zjarri në Palokastër, policia ndalon një grua

16/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al