• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati me Greqinë: Kur SHBA kundërshtonte Shqipërinë për zgjerimin me 15 milje në det

29/08/2020
Debati me Greqinë: Kur SHBA kundërshtonte Shqipërinë për zgjerimin me 15 milje në det

Në mars të vitit 1990, Shqipëria depozitonte në Organizatën e Kombeve të Bashkuara vendimin që i përcaktonte ujërat territoriale shqiptare deri në 12 milje detare, aq sa edhe parashikohet maksimumi nga ana e Ligjit Ndërkombëtar të Detit.

Por, deri para këtij vendimi dhe për 14 vite me radhë, Shqipëria konsideronte ujëra të veta territoriale 15 milje detare, duke filluar nga bregu dhe aplikonte sistemin e vijës bazë të drejtë. Zgjerimi me 15 milje u miratua me dekretin numër 5384 më 23 shkurt të vitit 1976 dhe depozitimi i tij në OKB nuk u prit mirë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Për këtë arsye, disa vite më vonë SHBA i dërgon një notë proteste Qeverisë shqiptare ku i deklaronte se zgjerimi me 15 milje binte ndesh me përcaktimet e ligjit ndërkombëtar dhe modifikimi i tepruar i sistemit të vijës së drejtë bazë ishte i papranueshëm.

“Protestë e SHBA ndaj amendimit të ligjit 4650 të Shqipërisë! Shtetet e Bashkuara të Amerikës i referohen ligjit shqiptar me Nr. 5384 të 23 shkurtit 1976 që amendon ligjin Nr. 4650 të 9 marsit 1970 dhe që synon të vendosë ujërat territoriale në 15 milje, modifikon në mënyrë të tepruar sistemin e vijës së drejtë bazë dhe përcakton se anijet e huaja luftarake mund të hyjnë, ose kalojnë përmes detit territorial të Shqipërisë vetëm me një autorizim special”, nis letra e protestës së Uashingtonit zyrtar në atë kohë.

Më tej, SHBA kujton se zgjerimi me 15 milje bie ndesh me Nenin 3 të Konventës së Kombeve të Bashkuara për Ligjin e Detit.

“Një pretendim për det territorial me 15 milje detare nuk mbështetet tek asnjë parim dhe praktikë ndërkombëtare. Është e njohur tashmë në të drejtën ndërkombëtare dhe ligjin ndërkombëtar, siç është reflektuar edhe në nenin 3 të Konventës së OKB-së për Ligjin e Detit, ku njihet si det territorial i një vendi hapësira detare që nuk kalon më shumë se 12 milje detare, matur nga vija bazë e vendosur sipas përcaktimeve të Konventës. Kjo praktikë zbatohet nga pjesa më e madhe e vendeve”, vijohet më tej.

SHBA nuk ka vërejtje vetëm për zgjerimin me 3 milje detare mbi maksimumin e lejuar nga Konventa e OKB-së, por edhe për vendosjen e pikës bazë të matjes në bregdet. Sipas SHBA, bregdeti shqiptar nuk është as shumë i thyer dhe as ka grupe ishujsh në afërsi të tij për të përmbushur kushtet gjeografike të vendosura nga Konventës për përcaktimin e një vije bazë të drejtë.

“Segmenti i vijës së drejtë nga Kepi i Rodonit tek grykëderdhja e Lumit Vjosa dhe nga Kepi i Gjuhëzës tek Kepi i Sarandës vlerëson si ujëra të brendshme hapësira që juridikisht as janë gjire dhe as ujëra historike”, thotë SHBA.

Në notën e protestës i kërkohet Shqipërisë që t’u përmbahet ligjeve ndërkombëtare dhe të lejojë kalimin në ujërat e veta territoriale të anijeve, qofshin ato edhe ushtarake.

“E drejta për të kaluar në një det territorial duhet të ushtrohet nga të gjitha anijet, pavarësisht llojit dhe ngarkesës që kanë dhe kjo e drejtë në asnjë rast nuk mund të jetë subjekt për të kërkuar një leje paraprake, apo njoftimi paraprak të një shteti”, vijon nota e protestës.

Për të gjitha këto arsye, SHBA thotë se do të vazhdojë të kundërshtoje pretendime e palës shqiptare dhe në këndvështrimin e saj, duke qenë se këto pretendime bien ndesh me ligjet ndërkombëtare, nuk do t’i zbatojë.

Nota e protestës mban datën 22 qershor 1989 dhe i është dorëzuar Shqipërisë përmes Ministrisë së Jashtme franceze, duke qenë se Shqipëria dhe SHBA nuk kishin marrëdhënie diplomatike. Pa u mbushur një vit nga kjo marrëveshje, Shqipëria ndryshon ligjin dhe redukton shtrirjen e ujërave territoriale nga 15 në 12 milje detare.(SI)

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

INTERVISTA/ “Nuk jemi në nivelet e Sylvinhos”, Rudi Vata ngre alarmin për Kombëtaren: Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO)

10/11/2026
Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

Kemi pësuar rënie! Sa shumë diskriminime dhe përjashtime, ka lojë të pisët (VIDEO) – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al