• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati në PD/ Gjekmarkaj ngre zërin: Jam intelektual unë, nuk bëhem vartësi juaj si këta që cicërojnë si t’i mësoni

26/09/2021
Gazetari tallet me deputetin e PD-së: S’e ka mbushur ende muajin në Parlament dhe shihni si sillet me median (VIDEO)

Nga Juxhin Mustafaraj

Mbledhjet e grupit parlamentar të Partisë Demokratike krahas debateve për çështjen “Berisha”, ditët e fundit kanë prodhuar edhe pakënaqësi të deputetëve të PD sa i takon aksionit opozitar.

Të shtunën Lulzim Basha mblodhi deputetët për t’i komunikuar vendimin se nga kjo e hënë do të jenë në Kuvend për të marrë pjesë fizikisht në komisionet parlamentare. Gjatë mbledhjes në pikën e parë e rendit të ditës, Basha kërkoi nga deputetët e tij të intensifikim të kontakteve me qytetarët dhe ngritja e çdo problematike që shqetëson komunitetet lokale dhe ndjekja e çdo abuzimi qeveritar në çdo sektor.

Gjatë mbledhjes, kreu i demokratëve kërkoi që denoncimi i problematikave të qytetarëve të bëhet përmes dy koordinatorëve, teksa kreu i grupit parlamentar, Alfred Rushaj kërkoi që për daljet mediatike, deputetët të koordinohen me zyrën e shtypit. Kjo kërkesë e Rushajt nuk është pranuar nga deputeti i Lezhës, Agron Gjekamarkaj i cili me tone të larta i ka bërë të qartë drejtuesve të PD se ai nuk mund të kthehet në vartës i zyrës së shtypit dhe nuk do ta respektoj këtë vendimmarrje.

Debati në PD

Lulzim Basha: Ajo që dua nga secili prej jush është që të jeni që të bëheni zëri i problemeve të qytetarëve. Zbrisni në zonat tuaja dhe bëni publike shqetësimet e qytetarëve. Rritja e çmimeve është skandaloze në kushtet e një varfërie që ka përfshirë shumicën dërrmuese të qytetarëve, ndaj është detyra jonë t’i bëjmë publike problematikat e tyre.

Ndaj në PD do të ketë një strukturë funksionale për të koordinuar problematikat e qytetarëve dhe propozimet konkrete që do vijnë nga degët dhe deputetët demokratë. Sigurisht që publikimi i këtyre fakteve duhet të bëhet në koordinim të plotë me dy përfaqësuesit e grupit parlamentar që do të merren me këtë organizim. Dua që të mos jemi kaotik në denoncimin e çdo problematike, por të jemi të koordinuar me zyrën e shtypit.

(Kreu i PD largohet nga mbledhja për t’u rikthyer sërish pas pak çastesh)

Alfred Rushaj: Në vijim të asaj që tha kryetari sa i takon organizimit të daljeve mediatike, kërkoj mirëkuptimin tuaj për të njoftuar për çdo dalje mediatike zyrën e shtypit. Do të doja të mos konfirmonit dalje meditiake, pa marrë fillimisht dakordësinë e zyrës së shtypit dhe pa koordinuar mesazhin politik për temat që do të diskutoni në debatet ku do të merrni pjesë apo intervistat që do të jepni.

Agron Gjekmarkaj (ngre zërin): Unë po jua them këtu që ta dini. Unë nuk bëhem vartës i zyrës së shtypit. Kjo parti këtë problem ka pasur 8 vite që nuk lejon individët të thonë atë që mendojnë, por i nxjerr të cicërojnë në deklarata shtypi me letër përpara. Secili duhet të ketë individualitetin e tij. Po e theksoj edhe njëherë unë nuk i marr leje askujt për daljet e mia, për të qenë në debate apo për të dhënë intervista. Jam intelektual dhe kam mendimin tim, të cilin do ta shpreh kudo që unë do të shkoj!

Related Posts

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori
Kryesore

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

13/11/2026
Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë
Kryesore

Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

13/11/2026
Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit
Kryesore

Shqipëria fiton pastër ndaj Finlandës, merr kreun e grupit

13/11/2026
Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar
Kryesore

Kapet kanabis në kufi me Greqinë, arrestohet çifti, mes tyre një shqiptar

12/11/2026
Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale
Kryesore

Rama: Irani ka duart në ndezjen e protestave, ndërhyri përmes rrjeteve sociale

11/11/2026
Blog

Rama po përgatitet për “qilizëm” në PS

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

Transportonin 4 shtetas kinezë drejt Greqisë, arrestohet 19-vjeçari në Sarandë, në kërkim bashkëpunëtori

13/11/2026
Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

Apeli e dënoi me 7.4 vjet burg, Oltion Bistri nuk gjendet në banesë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al