• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Debati për Censin: Në jug grekët po bëjnë gjithçka që të na “rrëmbejnë” fshatrat

03/11/2023
Debati për Censin: Në jug grekët po bëjnë gjithçka që të na “rrëmbejnë” fshatrat

Premtime për pensione, pasaporta greke e benefite të tjera, synojnë të arrijnë qëllimin që sa më shumë banorë të fshatrave Himarë, Dhërmi, Qeparo të deklarohen qoftë vetëm për një moment me kombësi greke. Pikërisht në momentin kur të pyeten nga intervistuesit e censit.

A do të arrijnë dot grupet e punës së asosacionit të minoritetit të çojnë në 20% shifrën e banorëve që deklarojnë shtetësi greke në ato fshatra që synohet t’i shtohen listës së minoritetit?

Studiuesi Ardit Bido ka deklaruar për “Top Story” se në Shqipëri kemi 99 fshatra që janë me shumicë greke, të cilat nuk shtrihen vetëm në Finiq dhe në Dropull. Sipas Bidos, problemi më i madh janë tentativat për të prodhuar artificialitet.

Studiuesi theksoi se në censin e 2011-ën Mursinë, një fshat shqiptar që është i gjithëpranuar edhe nga pala greke se është shqiptar, e shënuan në regjistrimin e popullsisë greke. Por nëse ata do të pranojnë me vullnetin e tyre në censin e 2023 se janë grek, shifrat për minoritetin grek në Shqipëri shkojnë në 27.8%.

“Në Himarë dhe Konispol 13% shkon kjo shifër, mes grekëve që janë 7.5% dhe kuço-vllehëve që një pjesë vetëidentifikohet historikisht si grek.

Edhe në Korçë, ne duhet të shkompleksohemi sepse nuk ka aty grek. Por ka kuço-vlleh që në 1 mijë e ca veta, një vetëidentifikohet si grek. Nga 13%, nëse Mursia do të vetëidentifikohet sërish si greke në mënyrë të rregullt këtë herë, shkon 27.8% numri i minoritetit grek në Shqipëri. Sepse Mursia është fshat i madh”- tha Bido.

Pjesë nga biseda:

Bido: Patriotizëm është e vërteta. Unë nuk kam asnjë problem me të vërtetën. Ne kemi një çështje shumë të thjesht. Ne në Shqipëri kemi 99 fshatra që janë me shumicë greke, të cilat nuk shtrihen vetëm në Finiq dhe në Dropull. Janë 2 fshatra në Bashkinë Delvinë që shqiptarët, unë vijë nga ajo zonë, dhe i respektojmë dhe i duam ata njerëz.

Janë në rastin më të largët krushqit tanë. Ne shqiptarët kemi vendosur tabela dygjuhëshe për ta në ato dy fshatra, Lefteroni dhe Kardhikaq, të cilat me ligjin e ri nuk duhet t’ua vendosnim sepse ligji i ri përcakton 20%-shin. Por ne i kemi vendosur dhe kush kërkon t’i heq ato, ka problem me mua.

Në Përmet janë tre fshatra të Çarçvës. Narta në Vlorë është minoritare. Kemi edhe një fshat tjetër që nuk është shumica e Himarës në total, sepse Himara në total sot ka disa komunitete, por fshati Himarë ka ende shumicën e saj identitet grek. Është zonë fluide. Është me origjinë nga Kurveleshi sikurse janë Bollanot dhe Belerët me origjinë shqiptare, por që historikisht që prej 1850-ës dhe këtej shumica vetëidentifikohet greke. Në Dhërmi dhe Palasë, kemi gjysmën e fiseve që vetëidentifikohen shqiptare dhe gjysmën greke.

Tentativa për të prodhuar artificialitet, gënjeshtra është problem i madh.

Unë isha në jug në fundjavë dhe më bëri përshtypje që mursiot, profesorë të zonës kërkuan të flisnin sepse në 2011-ën disa njerëz e shënuan të gjithë mursinë grek. Ata dolën folën vetë. Por, edhe nëse nuk do të dilnin ata apo do ta mohoja unë, ka studiues grekë që thonë se Mursia është fshat shqiptar.

Duma: Pse thua që s’ka rëndësi? Ka shumë rëndësi kur e pranon një studiues shqiptar, ka rëndësi kur e pranojnë ata vetë dhe mbaron çështja.

Bido: Po sepse nuk dua të kompleksohem sepse është aq e gjithëpranuar saqë kur e thonë edhe profesorët grek nuk ka asnjë lloj diskutimi.

Në Himarë dhe Konispol 13% shkon kjo shifër, mes grekëve që janë 7.5% dhe kuço-vllehëve që një pjesë vetëidentifikohet historikisht si grek.

Edhe në Korçë, ne duhet të shkompleksohemi sepse nuk ka aty grek. Por ka kuço-vlleh që në 1 mijë e ca veta, një vetëidentifikohet si grek. Nga 13%, nëse Mursia do të vetëidentifikohet sërish si greke në mënyrë të rregullt këtë herë, shkon 27.8% numri i minoritetit grek në Shqipëri. Sepse Mursia është fshat i madh./TCH

Related Posts

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri
Kryesore

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

24/08/2026
Kontrolle të befasishme në Vlorë, disa të shoqëruar
Kryesore

Zbardhen detaje nga krimi horror/ Djali vrau nënën dhe plagosi babanë me sqepar (Emrat)

24/08/2026
Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë
Kryesore

Mediat greke: 45-vjeçarja shqiptare e vrarë ishte ndarë prej autorit prej xhelozisë

24/08/2026
Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)
Kryesore

Rama pyet Diellën: Çfarë mendimi ke ti për Mirela Kumbaron? (VIDEO)

24/08/2026
6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët
Kryesore

6 vatra zjarri ende aktive, vijon beteja me flakët

24/08/2026
Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!
Kryesore

Flasin simpatizantët e Ramës në Pogradec: Shyqyr që e pashë njëherë ballë përballë. Zoti e bekoftë!

24/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Yildiz “frikëson” Juven, turku dëmtohet, ndryshon strategjia e merkatos?

Yildiz “frikëson” Juven, turku dëmtohet, ndryshon strategjia e merkatos?

25/08/2026
Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1 – Balkanweb.com – News24

Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”/ Shqipëria U-21 shkëlqen, mposht Kosovën 3-1

25/08/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al