• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Dëborë dhe shi, Policia e Shtetit ka një thirrje për shoferët

12/01/2025
Dëborë dhe shi, Policia e Shtetit ka një thirrje për shoferët

Moti i keq me reshje të dendura dëbore, ngrica dhe erë të fortë ka paralizuar verin dhe juglindjen e vendit. Shumë akse rrugore janë bllokur, si dhe shumë fshatra kanë mbetur pa energji elektrike.

Për shkak të situatës tragjike, Policia e Shtetit ka shtuar prezencën e punonjësve të Policisë Rrugore në terren dhe të Patrullave të Përgjithshme, me qëllim monitorimin e qarkullimit të automjeteve, parandalimin e aksidenteve dhe ndihmën për përdoruesit e rrugës në nevojë.

Policia apelon që drejtuesit e automjeteve të tregojnë vigjilencë dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Situata aktuale në akset rrugore:

Aksi rrugor “Bypass-Qafë Murrizë” në Dibër është bllokuar nga Policia Rrugore e Dibrës dhe Tiranës për të shmangur pengesat dhe bllokimin e rrugës si pasojë e intensitetit të lartë të reshjeve të dëborës. Firma kontraktore po punon për pastrimin e rrugës nga dëbora.

Aksi rrugor Fushë Arrëz – Iballë, në segmentin Qafë Shari – Laku i Ballçit, aktualisht është i pakalueshëm për shkak të reshjeve të dëborës dhe erës së fortë. Nga ana e Bashkisë Fushë Arrëz po merren masa për të dërguar mjete (Fadroma) për hapjen e rrugës.

Aksi rrugor Qafë Thanë – Librazhd ka vështirësi në qarkullim për kamionët, për shkak të reshjeve të pandërprera të dëborës.

Në të gjithë vendin, akset e tjera rrugore janë të hapura. Borëpastrueset ndodhen në terren dhe vijojnë punën për pastrimin e rrugëve dhe hedhjen e kripës.

Njëkohësisht, masa janë marrë edhe në akset rrugore nacionale dhe urbane për shkak të reshjeve të shiut, duke shtuar patrullat e policisë rrugore.

Policia e Shtetit apelon për drejtuesit e automjeteve që të moderojnë shpejtësinë, të qëndrojnë në radhë në akset ku ka ngadalësim të lëvizjes, të mos kryejnë parakalime të gabuara, të mos përdorin telefonin gjatë drejtimit të automjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Në raste nevoje, përdoruesit e rrugës mund të telefonojnë në numrin pa pagesë 112, dhe shërbimet e Policisë do të shkojnë menjëherë pranë tyre për t’iu dhënë ndihmën e nevojshme.

Related Posts

Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit
Kryesore

Reforma miratohet më 8 tetor, Berisha njofton protestë para Kuvendit

04/10/2026
Flet mikesha e saj: Monika Lubonja është më shumë se e gjunjëzuar
Kryesore

Flet mikesha e saj: Monika Lubonja është më shumë se e gjunjëzuar

03/10/2026
Gjirokastër, neutralizohet vatra e zjarrit në Karjan
Kryesore

Gjirokastër, neutralizohet vatra e zjarrit në Karjan

03/10/2026
Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem
Kryesore

Eli Fara: Jam e lënduar, por nuk kam arsye të turpërohem

03/10/2026
Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull
Lajme

Restaurohet Manastiri i Shën Julitës dhe Qirikut në Dropull

02/10/2026
Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj
Kryesore

Ndezi zjarr në Memaliaj, arrestohet 76-vjeçari në Memaliaj

01/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

Shqipëri-San Marino / Kombëtarja përgatitet për ndeshjen e 6 tetorit, ka ndryshime në listë

04/10/2026
Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

Sfida më e rëndësishme, zyrtarizohen edhe lojtarët që përfundojnë në tribunë te Kosova

04/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al