Deputeti demokrat Tritan Shehu ironizon kryeministrin Rama lidhur me tarifimin e Rrugës së Kombit dhe disa akseve të tjera në vend që numri një i qeverisë bëri me dije se do jenë me pagesë. Shehu nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook ka publikuar disa deve dhe me ironi të thellë shprehet se ky do jetë tansporti në të ardhmen në Shqipëri.
“Sic duket Z.Rama ka vendosur qe edhe per transportet te aplikoje modelin Afrikano-Qendror, mbas “suksesit” ne shendetesi. Vecse ne kete rast ka nje problem serioz, duhet te na siguroje me pare Devetete!! Arrogance, korrupsion, pa pergjegjeshmeri, apo te gjitha bashke perfshihen ketu, ndersa qytetaret ne varferi paguajne taksat e cmimet e larta?!”, shkruan Shehu.