• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i PD: Plazhet bosh me turistë të varfër, nëse vjet hanin peshk, këtë vit mjaftoheshin me një picë

21/09/2022
Deputeti i PD: Plazhet bosh me turistë të varfër, nëse vjet hanin peshk, këtë vit mjaftoheshin me një picë

Zëvendësministrja e turizmit, Vilma Bello ka pohuar në emisionin “Bardh a Zi” në Abc se aktivitetet e hoteleri turizmit kanë shënuar rritje në krahasim me një vit më parë. Në verdiktin e turizmit për këtë vit, Vilma tha se jugu nuk ka qenë i braktisur këtë verë, duke pohuar se gjithçka ka qenë problem perceptimi. Ajo tha se hotelet në Shqipëria kanë pasur rezervime 100% deri në 15 shtator. Sakaq Arbër Agalliu pohon se plazhet e jugut kanë qenë bosh këtë vit dhe se shqiptarët e kanë braktisën turizmin vendas këtë vit.

Ai tha se këtë vit kanë ardhur turistë më të varfër se sa vjet. “Nëse vjet hanin një peshk, këtë vit hanin një picë”, tha Agalliu.

Pjesë nga debati

Vilma Bello: Jugu nuk ka qenë bosh, nuk mund të themi që jugu ishte i braktisur. Ka qenë një problem perceptimi. Shezlonget nuk kanë qenë bosh. Aktivitetet Hoteleri Turizëm kanë pasur rritje këtë vit. Kanë një rritje deri në 15 shtator e kanë full booking. Absolutisht kishte edhe problematika. Referuar shifrave mendoj se jemi në një vit shumë më mirë se sa ishim një vit më parë. Sipërfaqet e plazheve kanë qenë më të shumta se sa më parë.

Arbër Agalliu: Plazhet kanë qenë bosh, të braktisura. Shqiptarët e braktisën turizmin vendas këtë vit. Në Vlorë këtë vit kanë ardhur turist më të varfër se sa vjet. Nëse vjet hanin një peshk, këtë vit hanin një picë. Sot në Vlorë hotelet nuk kishin as 30% të hoteleve të mbuluara. Kanë turistë që marrin mëngjes me vete dhe pyesin ku ka piceri këtu. Deri më sot ka qenë privati që ka tërhequr turistët. Nuk ka njerëz ka taksa të larta, nuk ka treg, ka informalitet. Nuk ka rregulla.

Related Posts

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi, marrin tjetër rrjedhë hetimet

29/04/2026
Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur
Kryesore

Aksident i rëndë në Memaliaj, 8 të plagosur

29/04/2026
Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit
Kryesore

Ish-shefi i SHISH: Berisha i kishte planifikuar viktimat e 21 Janarit

29/04/2026
Operacioni i SPAK – Pezullohen nga detyra tre shefat e policisë, njëri prej tyre i shpallur në kërkim
Kryesore

Ndryshime të tjera në Policinë e Shtetit

29/04/2026
Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…
Kryesore

Shqiptari u gjet i vrarë në Greqi me plumb në kokë në një stallë, merret në pyetje bashkatdhetari. Policia në kërkim të armës së krimit…

29/04/2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës
Kryesore

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve, ulet çmimi i naftës

29/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

36 vite pas vrasjes së burrit, ku është sot Pamela Smart?

36 vite pas vrasjes së burrit, ku është sot Pamela Smart?

01/05/2026
Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi

Brojës i del emri në Serie A, dy skuadra italiane të interesuara për sulmuesin kuqezi

01/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al