• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe

01/06/2026
Deputeti i PS mbështet projektin në Zvërnec: Gjiri i Vlorës mund të bëhet elitar në Mesdhe

Deputeti socialist Ardit Bido ka mbrojtur sot në Kuvend projektin turistik prej 4 miliardë eurosh në Zvërnec, ndërsa ka argumentuar se protesta përfshinte dy grupe të ndryshme: banorët që kërkojnë zgjidhjen e konfliktit të pronave dhe kundërshtarët e zhvillimit të zonës. Ai ngriti gjithashtu pyetje për praninë e protestuesve të ardhur nga Greqia dhe deklaratat e Fredi Belerit për Zvërnecin dhe Nartën.

“Dua të flas sot me atë që pamë këto ditë në Zvërnec, duke nisur me një vlerësim për aktin e fundit të Ministrisë së Brendshme që dëgjoi thirrjen e Vlonjatëve për të hequr licencat e banditëve të cilët kishin uniformën e një policie private. Ato skena ishin të turpshme për Shqipërinë. Skena të tilla nuk pijnë ujë në Vlorë, përkundrazi prodhojnë më shumë reagim dhe inat. Në protestë pamë dy kategori të ndryshme: banorët e Zvërnecit të cilët kanë një petendim mbi pronësinë e tokës së tyre. Ata janë pro zhvillimit dhe duan që territori i Zvërnecit të zhvillohet dhe Vlora të kthehet në një pikë turistike elitare siç i takon Shqipërisë. Ata pretendojnë se prona nuk i takon Shehit të Kaninës siç është marrë vendim nga Agjensia e Kthimit të Pronave në vitin 2009, madje nga një emrë i lidhur ngushtë me PD, por se i takon një fisi tjetër, fisit Balliu, që ka një pretendim pronësor që në vitin ’30. Agjensia e Kthimit të Pronave ia ka refuzuar që në vitin 2009 me një argument që ndoshta nuk qëndron, e që në bindjen time nuk qëndron.

Sikurse janë banorët e fshatit që pretendojnë se nëse këto dy tituj pronësie nuk janë të saktë, atëherë është ligji 7501 që funksionon. Është e qartë si dritë e diellit që aty nuk ka tokë që do të mbetet publike në fund. Ose i takon atij që e ka me çertifikatë pronësie që në vitin 2009, falë akteve të PD-së, ose fisit Balliu që e pretendon falë një kontrate shit-blerje të viteve 30, ose nëse të dyja titujt do të ishin të pavlefshëm do u takonte banorëve me ligjin 7501. Kjo është kategoria e parë. Ata kanë të drejtë që protestojnë sepse kanë një kalvar gjyqesh të padrejta prej akteve të paformësuara siç duhet ligjërisht nga një administratë që nuk dinte çfarë bënte me pronat. Ata kanë të drejtë të protestojnë sepse protestojnë për pronën që pretendojnë se është e tyre. Ndoshta nuk kanë të drejtë të protestojnë aty sepse kanë 30 vite që sorrollaten gjykatave dhe nuk gjejnë të drejtën. Të drejtën e kanë ama. Kategoria e dytë që pamë në protestë ishte ajo kundërthënëse.

Ishte kategoria e atyre që thonë se janë anti-oligarkë dhe që nuk duan asnjë lloj zhvillimi në asnjë lloj forme apo ambientalistët që duan ta lënë Nartën si një tokë të paprekur. Unë dua të bëj një pyetje, duke mos rënë dakord me vendimin e PS-së që lumin e Vlorës e ka shpallur lumin e vetëm të egër në europë. Pse të mos zhvillohemi? Pse të mos jemi si Greqia, Italia, Kroacia, Mali i Zi? Pse të mos vijnë këtu 4 miliard euro investim?

Përse të mos kthehet Gjiri i Vlorës si pika më e rëndësishme turistike përtej Shqipërisë? Strategjia energjitike e viteve ’80 përcaktonte shumë qartë që HEC-i më i madh në Shqipëri do të ishte në Grykën e Këlcyrës. Sot nuk e bëjmë dot, por ajo do të kthente balancat dhe Greqia do të ishte e varur nga Shqipëria. Sepse strategjia e turizmit e viteve ’90 përcakton që Gjiri i Vlorës ka potencialin të kthehet në gjirin më të rëndësishëm elitar turistik të Mesdheut. Prandaj kam disa pyetje ndaj Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Jashtme: 3 autobuzët që erdhën nga Greqia përse nuk i deklarojnë? Kush i nxiti këto autobuzë? Shumica ishin banorë të zonës por shumë nuk ishim. Doli Fredi Beleri që kërkoi për minoritetin grek në Zvërnec dhe Nartë që sipas tij po iu hiqen të drejtat. Nuk janë tek kategoria e parë që duan zhvillimin por janë te kategoria e dytë që Zvërneci të mos zhvillohet. A është qëllimi i ambientalistëve, i Belerit e atyre që sponsorizuan autobuzët që mos të prishen balancat në Mesdhe, që turizmi elitar do të vinte në Vlorë, apo ka interesa të tjera me minoritete të paqena që do riprodhojnë Himarën të cilën e humbën në betejën e 2 viteve më parë”, tha Bido.

Related Posts

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër
Kryesore

Gazeta italiane/ Protestat në Shqipëri shndërrohen në antisemitizëm: Hebrenjtë dhe izraelitët në shënjestër

14/06/2026
Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja
Blog

Protestat si pasqyrë për Lapajn dhe partitë e reja

14/06/2026
Tërmeti 4,2 ballë zgjon Shqipërinë, lekundjet ndihen edhe në vendet fqinje
Kryesore

Tjetër tërmet i fortë në Greqi

14/06/2026
PS do ndryshojë ligjin, ja 7 institucionet që nuk do të preken nga pezullimi i detyrës
Kryesore

Dorëheqja e deputetes dhe protestat, PS mbledh nesër Kryesinë dhe Grupin Parlamentar

14/06/2026
Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme
Lajme

Deputeti i PD: Nuk shkoj te kjo protestë! Së shpejti, do kemi protestat tona të fuqishme

14/06/2026
Helena Kaçe thirrje Marjana Koçekut: Dorëzo Mandatin!
Kryesore

Helena Kaçe thirrje Marjana Koçekut: Dorëzo Mandatin!

14/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

Humbja në ndeshjen e parë të Botërorit, shkarkohet trajneri

15/06/2026
Egnatia firmos me mbrojtësin, vjen firma

Egnatia firmos me mbrojtësin, vjen firma

15/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al