Një tjetër deputet i PS është prekur nga koronavirusi. Sipas Abc News, deputeti i PS në Vlorë Edmond Leka ka rezultuar pozitiv disa ditë më parë. Ditën e djeshme ai është shtruar në spitalin Infektiv ku po trajtohet me oksigjen. Më herët në radhët e PS, e kanë kaluar koronavirusin kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj si dhe deputeti Elio Hysko.