• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputeti i Vlorës: Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Unë zgjedh Shqipërinë e fortë, jo revolucionin

21/06/2026

Deputeti i Partisë Socialiste, Pirro Vengu, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej 22 ditësh, duke theksuar se prioritet për Shqipërinë duhet të jetë forcimi i shtetit dhe jo destabilizimi i tij.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vengu u shpreh se është “për një Shqipëri të fortë krahar brohoritjeve për një Shqipëri të re”, ndërsa renditi tre elemente që, sipas tij, përbëjnë bazën e rolit strategjik të shqiptarëve në Evropën Juglindore, ku një element i rëndësishëm është dhe ai i forcimit ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar gjatë dekadës së fundit.

Reagimi i plotë i deputetit Pirro Vëngu:

Krahas brohoritjeve për një Shqipëri të re, jam për një Shqipëri të fortë.

Duan apo nuk duan, u pëlqen apo nuk u pëlqen disave, tre janë faktet themelore të faktorit shqiptar në Evropën Juglindore.

Së pari, avantazhi më i madh strategjik i Shqipërisë në shekullin XXI është se është e rrethuar nga bashkëkombës. Në një epokë ku fuqia matet gjithnjë e më pak me territor dhe gjithnjë e më shumë me aftësinë për t’u organizuar, për t’u përshtatur dhe për të vepruar shpejt, prania shqiptare në rajon është kapitali ynë më i madh historik, njerëzor dhe gjeopolitik.

Së dyti, ndryshe nga shekulli i parë i shtet-ndërtimit, në dekadën e fundit forcimi ekonomik, diplomatik dhe ndërkombëtar i Shqipërisë po përkthehet drejtpërdrejt në më shumë siguri, më shumë peshë dhe më shumë mundësi për shqiptarët në gjithë rajonin. Nuk është më vetëm Shqipëria që mbahet nga kombi. Është edhe kombi që forcohet nga një Shqipëri më e fortë, më e besueshme dhe më pranë Bashkimit Evropian.

Së treti, Shqipëria e ka ushtruar rolin e saj si shtet amë pa komplekse: herë në vijën e parë, herë në diplomacinë e heshtur, por gjithmonë në mbrojtje të interesit kombëtar dhe të shqiptarëve kudo ku jetojnë.

Prandaj, kush mendon se i shërben kombit duke brohoritur “revolucion” në Tiranë, nuk po kupton përmasat e kohës. Tirana nuk është thjesht kryeqyteti i Shqipërisë. Është qendra politike, ekonomike dhe diplomatike e gravitetit të shqiptarëve në Evropën Juglindore. Ta destabilizosh atë nuk është akt patriotik. Është një luks që kombi shqiptar nuk mund t’ia lejojë vetes.

P.S. Një këshillë miqësore për revolucionarët me GPS që zbresin vetëm në Tiranë.

Mos e ngatërroni dashurinë për kombin me tutorinë mbi Shqipërinë. Qeverinë tonë dimë ta kritikojmë edhe vetë. Por shtetin amë nuk ua lëmë askujt ta dobësojë në emër të patriotizmit.

Sepse shqiptarët kanë dy shtete, janë komb shtetformues në Maqedoninë e Veriut dhe minoritet europianizues në Mal të Zi dhe në Serbi. Por kanë vetëm një qendër graviteti strategjik. Dhe ajo është një Shqipëri e fortë.

“Shqipëria e re” mund të tingëllojë bukur si brohoritje. Shqipëria e fortë, është shumë më e vështirë si detyrë. Unë zgjedh detyrën.

Related Posts

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek
Kryesore

Nga Athina në Rinas me 24.5 kilogramë kanabis në valixhe, arrestohet 51-vjeçari grek

10/11/2026
Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve
Kryesore

Skënder Hita: Asnjë polic i huaj s’ka ardhur në Shqipëri për menaxhimin e tubimeve

10/11/2026
Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri
Kryesore

Po vjen vinjeta, taksë e re për makinat me targa të huaja në Shqipëri

09/11/2026
Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër
Kryesore

Vaji i ullirit po rrezikon ndalimin e grumbullimit, çmimi bie në 500 lekë për litër

09/11/2026
U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi
Kryesore

U arrestua në Tiranë, Robert Duka dyshohet edhe për 28 grabitje bankash në Greqi

09/11/2026
Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan
Kryesore

Gjirokastër/ Thyente arrestin në shtëpi, kapet duke transportuar kundrejt pagesës një emigrant afgan

09/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E humbëm fitoren, në nëntor japim maksimumin – Balkanweb.com – News24

Kosova parakalon Shqipërinë në FIFA? “Dardanët” duhet të presin vitin tjetër – Balkanweb.com – News24

10/11/2026
Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania” – Balkanweb.com – News24

Shqipëri-Finlandë/ UEFA cakton gjyqtarin me eksperiencë për të vendosur drejtësi në “Air Albania”

10/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al