Kryetari i Partisë Konservatore Kujtim Gjuzi është përplasur me aktivistin Altin Hazizaj mbrëmjen e sotme teksa flisnin për “hyrjen e fesë në politikë”.
Të ftuar të dy në studion e emisionit ‘360 gradë’ Hazizaj e Gjuzi debatuan dhe për legalizimin e abortit dhe martesave brenda të njëjtit seks.
Kujtim Hazizaj: Të kundërtat tërheqin, prandaj dhe mua më tërheqin ndonjëherë zonjat dhe zonjushat, sikundër dhe ty.
Altin Hazizaj: Të jemi pak të kujdesshëm, nuk mund të kem kontroll mbi gjuhën e zotërisë.
Kujtim Gjuzi: As mos të shkojë ndër mend të kesh kontrollin e gjuhës sime. Ruaj etikën ose mos mu drejto fare, me ti nuk pranoj të më drejtohesh.
Altin Hazizaj: Ki kujdes pak, mos fyej njerëz. Ji i kujdesshëm për gjuhën që përdor. Kujdes me fjalën ndaj zonjave, nuk tregohet dashuria në krevat.
Kujtim Gjuzi: Mos më trego mua dashurinë, se unë i kam dhënë këtij vendi katër fëmijë, ti sa kalamaj ke? Shko martohu njëherë ti dhe pastaj flasim bashkë. Shko martohu, na jep kontributet për të ruajtur vendin.
Altin Hazizaj: Thua ca gjëra por mund të jesh duke kryer krime…
Kujtim Gjuzi: Unë krim? Ti mund të kryesh krim që i jep abortit të drejtë dhe martesës burra me burra dhe gra me gra.