• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Deputetja e Gjirokastrës: Rama me pushtetin e tij prej autokrati ka ulur këmbëkryq median, duke shtrirë lokacionin e ERTV

07/06/2021
Deputetja e Gjirokastrës: Rama me pushtetin e tij prej autokrati ka ulur këmbëkryq median, duke shtrirë lokacionin e ERTV

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Fatjona Dhimitri të hënën është shprehur se vendimi i Byrosë së Kuvendit për t’u mbylluyr aksesin gazetarëve ka censuruar raportimin e lirë në vend.

Përmes një shënimi në Facebook, Dhimtri thekson se vendimi për të ndaluar televizionet të pozicionojnë kamerat në ambientet e brendshme të sallës plenare, apo të transmetimit live të komisioneve parlamentare, Edvin Rama me pushtetin e tij prej autokrati po ul këmbëkryq median duke shtrirë lokacionin e ERTV së tij, e meqë Komisioni i Venecias e vendosi me shpatulla pas murit me paketën “Antishpifje”, tashmë tentativa e tij diabolike për të censuruar median e lirë merr tjetër trajtë, atë të ofrimit të informacionit siç e përpunojnë shërbëtorët besnik të mazhorancës socialiste me bekimin e tij, dora vetë.

Po ashtu, thotë ajo se sipas vendimit të udhëheqjes së “byrosë” të Partisë-Shtet, Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë u dashka të shërbejë si filtër informacionesh duke pastruar arenën e debatit legjislativ (komisionet parlamentare) prej tepricës të së vërtetave që burojnë nga pala e opozitës.

Të censurosh raportimin e lirë të disa mediave e të favorizosh lëvizjen e lirë të gazetarëve të Rtsh e Atsh që kryekëput i binden vendimeve haptazi të padrejta të qeverisë, sjell deformim të lajmit që në kohë reale mbërrin në shtëpitë tona.

Sipas saj, të censurosh raportimin e lirë të disa mediave e të favorizosh lëvizjen e lirë të gazetarëve të RTSH-së e ATSH-së që kryekëput i binden vendimeve haptazi të padrejta të qeverisë, sjell deformim të lajmit që në kohë reale mbërrin në shtëpitë tona.

“E drejta kushtetuese për informim nuk mundet të keqpërdoret si mashë në duart e qeverisë, të zhvlerësohet besimi i opinionit publik ndaj dritares informative, e cila i njeh me aktivitetin legjislativ të përfaqësuesve të tyre. Koha e ka vënë vulën e saj ndaj qeverisë që i trembet zërit të së vërtetës e si kundërpërgjigje njeh izolimin e informacionit brenda guaskës së kontrollit të pushtetit në zvarritje të mandatit të tretë”, thekson ajo.

Dhimitri bën me dije se gazetarët janë të kudogjendur aty ku rrjedh informacioni, e ky i fundit nuk mund t’u serviret atyre sipas orekseve të qeverisë, ndryshe do të thoshim me plot gojë se demokracia vijon të lëkundet mbi themelet e diktaturës.

Shënimi i plotë:

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, ata që hartuan ligje për të shpëtuar milionat e krimit e drogës, do e mbyllin edhe këtë legjislaturë me akte antikushtetuese…

Me një vendim të Byrosë së Kuvendit, ku ndalohen televizionet të pozicionojnë kamerat në ambientet e brendshme të sallës plenare, apo të transmetimit live të komisioneve parlamentare, Edvin Rama me pushtetin e tij prej autokrati po ul këmbëkryq median duke shtrirë lokacionin e ERTV së tij, e meqë Komisioni i Venecias e vendosi me shpatulla pas murit me paketën “Antishpifje”, tashmë tentativa e tij diabolike për të censuruar median e lirë merr tjetër trajtë, atë të ofrimit të informacionit siç e përpunojnë shërbëtorët besnik të mazhorancës socialiste me bekimin e tij, dora vetë.

Sipas vendimit të udhëheqjes së “byrosë” të Partisë-Shtet, Zyra e Shtypit e Kuvendit të Shqipërisë u dashka të shërbejë si filtër informacionesh duke pastruar arenën e debatit legjislativ (komisionet parlamentare) prej tepricës të së vërtetave që burojnë nga pala e opozitës.

Të censurosh raportimin e lirë të disa mediave e të favorizosh lëvizjen e lirë të gazetarëve të Rtsh e Atsh që kryekëput i binden vendimeve haptazi të padrejta të qeverisë, sjell deformim të lajmit që në kohë reale mbërrin në shtëpitë tona.

E drejta kushtetuese për informim nuk mundet të keqpërdoret si mashë në duart e qeverisë, të zhvlerësohet besimi i opinionit publik ndaj dritares informative, e cila i njeh me aktivitetin legjislativ të përfaqësuesve të tyre.

Koha e ka vënë vulën e saj ndaj qeverisë që i trembet zërit të së vërtetës e si kundërpërgjigje njeh izolimin e informacionit brenda guaskës së kontrollit të pushtetit në zvarritje të mandatit të tretë.

Gazetarët janë të kudogjendur aty ku rrjedh informacioni, e ky i fundit nuk mund t’u serviret atyre sipas orekseve të qeverisë, ndryshe do të thoshim me plot gojë se demokracia vijon të lëkundet mbi themelet e diktaturës.

Related Posts

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë
Kryesore

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
Vrasja e tifozit grek, i riu kroat arrestohet në Kakavijë
Kryesore

Në kërkim ndërkombëtar nga Zvicra, një shtetas i huaj arrestohet në Kakavijë

13/11/2026
Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027
Kryesore

Reuters: Pse nuk do të zhvillohet samiti i NATO-s në Tiranë në 2027

13/11/2026
Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra
Kryesore

Protesta, Apeli liron nga arresti të riun nga Gjirokastra

13/11/2026
Sarandë, tregu plot, por s’ka kush t’i blejë (VIDEO)
Kryesore

Ligji i varfërisë: Pse shqiptarët shpenzojnë 3 herë më shumë se europianët për ushqim

13/11/2026
Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit
Kryesore

Drejtoresha e Burgjeve Sadleva Bodo sfidon Veliajn dhe tregon kushtet e shkëlqyera të burgut të Fierit

13/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kosova, Gallapeni: Atmosferë pozitive, besoj te suksesi ndaj Izraelit

Kosova, Gallapeni: Atmosferë pozitive, besoj te suksesi ndaj Izraelit

13/11/2026
86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

86 kg kanabis në makinën e saj, arrestohet shqiptar­ja në Igumenicë

13/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al